“Facebook” sjell ndryshime të sikletshme, kontrolloni profilet tuaja para se të jetë vonë

E mbani mend intership-in që keni bërë 8 vite më parë dhe që totalisht e kishit harruar?

Facebook kohët e fundit prezantoi një ndryshim që nënkupton se puna juaj e vjetër e “pluhurosur”, tani shfaqet në kutinë hyrëse të profilit, pikërisht poshtë fotos së profilit tuaj.

Në parim, faqja është azhornuar me një opsion të ri, që kontrollon se si punësimi dhe edukimi juaj shfaqet në mur.

Është ndryshuar kontrolli i privatësisë së çdo gjëje, por janë shfaqur dhe janë bërë të dukshme detaje që ishin fshehur tutje ose injoruar në profilin tuaj.

Këto ndryshime shfaqen pak a shumë kështu:

foto 1

Që është shumë informacion.

Lajmi i mirë, megjithatë, është që sapo ta vëreni ndryshimin, mund të bëni ndryshime manuale të të dhënave të vjetra, që mbase mund t’iu vënë paksa në siklet dhe nuk do të dëshironit të bëheshin publike.

Në qoftë se po vrisnit mendjen si bëhet kjo, më poshtë po paraqitet sa u tha më sipër./tvklan.al

foto 2

foto 3

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button