Përgjaket dhe varfërohet Kosova për vitin e ri, 9 të lënduar, 3 milionë shpenzime

Shtatë persona janë lënduar pas orës 24 në vitin 2014 nga plumbat qorr.

Ejup Gohori, mjek kujdestar në emergjencë ka thënë se gjendja e tyre nuk është nw rrezik për jetë pavarësisht se plumbat qorr i kanë kapur ata në pjesë të ndjeshme të trupit.

Gohori ka thënë se ka edhe të lënduar të tjerë nga mjetet piroteknike. Dy pacient tashme sipas tij kanë humbur të pamurit.

(E SHTUAR)

N’varfëri, shpenzojnë 3 milionë euro për fishekzjarrë

Melit Gashi nga Suhareka, për festat e fund vitit, sivjet, nuk do të shpenzojë shumë. Madje, ai, do t’i shfrytëzojë edhe dekorimet dhe bredhin e viteve të kaluara, të cilat i ka ruajtur, pasi thotë se nuk ka mundësi ekonomike të bëjë shpenzime aq sa ka dëshirë për këtë festë.

Gashi, i cili është edhe veteran i luftës në Kosovë, thotë se do ta bëjë një festë ‘tradicionale’, por nuk do të ketë diçka të jashtëzakonshme për natën më të gjatë të vitit.

“Kështu tradicionalisht e kemi bërë familja, rrethi i ngushtë pastaj dalim nga pak te familjarët, te miqtë, por problemin e kemi energjinë elektrike se na ndalet, po e kemi ftoftë kështu që pak kemi vështirësi. Unë po flas për këtë vit që jemi është pak krizë, po shihet në përgjithësi kështu që në përgjithësi në Kosovë është vështirë me festu ashtu qysh duhet, pa e lënë një zbrazëti diku është pak problem. Jo shumë , i kam trashëguar nga viti i kaluar për fëmijë, përndryshe nuk kam shpenzuar shumë sivjet sepse pak dobët kushtet”, është shprehur ai.

Mirëpo, se qytetarët e Kosovës nuk kanë mundësi të shpenzojnë për festat e fundvitit, nuk tregojnë edhe statistikat e Doganës së Kosovës.

Sipas zyrtares për informim në këtë institucion, Fllanza Mezini, vetëm këtë vit, Dogana e Kosovës ka regjistruar importim të fishekzjarrëve në vlerë prej mbi 3 milionë eurove, të cilat kryesisht janë importuar në fund të vitit me qëllim të përdorimit të tyre për ndërrimin e moteve.

Mezini ka shtuar se gjatë vitit 2013, vlera e mjeteve piroteknike dhe fishekzjarrëve është mbi 3 milionë euro, ndërsa në vitin 2012 vlera e importit ka qenë 2.7 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button