Kosovë, dhjetëra të lënduar në festë

Në Qendrën Emergjente në Prishtinë numri i personave të lënduar pas orës 24:00 nga plumbat qorr dhe mjetet piroteknike ka shkuar në dhjetëra. Ejup Gorovci, mjek kujdestar në emergjencë ka thënë se pas orës ndërrimit të motmoteve numri apo fluksi i pacientëve që vizitojnë emergjencën është shuam i madh.

Ai ka thënë se tashëm mbi shtatë persona janë pranuar në këtë qendër si pasojë e goditjes së tyre nga plumbat qorr, një pjesë e të cilëve kanë marrë lëndime të rënda e lehta në disa pjesë të trupit.

Sipas tij, njëri pacient ka pësuar nga plumbi qorr në kokë, përderisa tjetri në kraharor. Gorovcii ka thënë se fatmirësisht të dy pacientët nuk kanë në rrezik për jetë.

“Tash veç pas ndërrimit të motmoteve veç kur fillon ajo euforia e festimit me armë zjarri dhe mjete piroteknike, që në minutat e parë pas mesnatës, filluan të vijnë njerëz me lëndime, më të vërtetë shumë serioze, ku disa të themi, të rinj të moshës kryesisht të re, ishin me lëndime nga plumbat qorr nga armë zjarri, aty veç shihen fotografit në rengena, shihen plumbat apo predhat, në trupin njëri e ka në kokë që duhet t`i nënshtrohet operacionit dhe një e ka në kraharor, ndërsa disa të tjera kanë lëndime, djegie të fytyrës dhe syve dy pacientë deri tash kanë lëndime serioze të shikimit, lëndime të syrit dhe ç`rregullime në pamje”, ka thënë ai.

Në këtë Qendër Emergjente në QKU ambulancat nuk pushonin duke sjellë pacientë me lëndime të ndryshme nga të gjitha Qendrat e Kosovës.

Shtatë persona lëndohen, dy tjerë humbin të pamurit

Shtatë persona janë lënduar pas orës 24 në vitin 2014 nga plumbat qorr. Ejup Gorovci, mjek kujdestar në emergjencë ka thënë se gjendja e tyre nuk është në rrezik për jetë pavarësisht se plumbat qorr i kanë kapur ata në pjesë të ndjeshme të trupit.

Gorovci ka thënë se ka edhe të lënduar të tjerë nga mjetet piroteknike. Dy pacient tashme sipas tij kanë humbur të pamurit.(RTK)

Lajme të ngjashme

Back to top button