Takat e Anjezës

Nuk më vjen habi se trendi i kohëve të fundit është dhuna. Por me vjen habi që akoma spo e definojmë qartazi si kolektiv, si popull se cfarë është kjo dhunë, e në anën tjetër them se e kemi dhe frikë ta përkufizojmë dhunën. Duam të zhdukim dhunën, por ne e kemi kudo. Në punë, në shtëpi, në shkolla, në ambientet publike. E rreh gruan para grave, e rreh fëmijen para femijëve, e djeg burrin në mes të të tjereve. Sot dhuna është bërë mjet për të mbuluar inferioritetin e dhunuesit. Kur ka inferioritet çdo herë ka nevojë të thellë për miratim, për të treguar kush je. Nje popull që nuk do të ndryshoj mendimin, mos prit të ndryshoj botën dhe veten. Për dhunën flasim të gjithë. Per Anjezen dhe takat e saj.

Po flasin për edukatorët, për kopshtet, por nuk flasim për edukimin. Nuk flasim për procesin edukativ të edukatoreve. A kanë profilin e duhur profesional, a kanë ushtruar test psikologjik. A i janë nënshtruar intervistimit dhe rekrutim nga njerëz profesionistë? Do thuash ti ore ca flet, këto gjera bëhen jashtë shtetit nuk bëhen në Shqipëri. Ne kemi frikë të mësojmë nga kulturat e huaja perëndimore sepse kemi frikë nga ndryshimi. Ne nuk duam të mendojmë.

Krejt politikanët flasin për reforme në sistemin të drejtësisë, por shumë pak për reforma në procesin edukativ. Vendet Skandinave (kryesisht Suedia) 40 % të buxhetit shkon për çështjet sociale dhe per sistemin e edukimit. Belgjika, Franca, Gjermani, se fundmi po diskuton dhe heqjen totale të taksave të shkollimit në shkollat publike. Gjitha vendet perendimore mundohen të shkurtojnë tarifat shkollore dhe çdo gjë që ka të bëj me arsimin dhe edukimin ndërsa në Shqiperi ndodh e kundërsa, çdo vit ka rritje tarifash. A nuk është kjo dhunë? Harxhon gjithë ato para, harxhon gjithe ato vite, e në fund nuk ka mundësi për një punë. Edhe shumë analistë pastaj thonë pse shohim dhunën ketu duhet te shohim dhe Afrikën, Venezuelen, apo Meksikën. Si parim kur ndodh krahasimi ndodh me me të mirin, jo me të dobëtin.
Psikoanaliza çdo herë na rikujton se dhunuesi ka qenë i dhunuar. Inferiori çdo herë kërkon të dobetit qe te shfaq superioritetin e tij. Fëmija është e ardhmja e vendit. Të gjithë dënojnë Anjezën dhe shumë si puna e asaj që do vinë më pas. Por pak mundohen ta ndryshojnë sistemin në dobi të komunitetit. Zhvillo procesin edukativ, hap shkollat m

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button