Shkup, Qytetarët në maj kanë tërhequr 67 milionë euro nga bankat

Qytetarët muajin e kaluar kanë tërhequr 67 milionë euro nga bankat, ndërsa baza e depozitave është zvogëluar për 22 milionë euro, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore, njofton Portalb.mk.

Për dallim nga qytetarët, te të cilët ka vazhduar trendi i tërheqjes së parave nga bankat, ndërmarrjet i kanë kthyer paratë prapa. Ato në maj kanë deponuar 29,6 milionë euro, në sistemin bankar.

Guvernatori Dimitar Bogov para një muaji deklaroi se tërheqja e thuajse të gjitha depozitave është ndërprerë tërësisht dhe ka pasur stabilizim të situatës.

Në prill qytetarët bënë tërheqjen rekorde prej 58,5 milionë euro (3,6 miliardë denarë) prej bankave, që është 1,6 për qind e depozitave të përgjithshme të popullatës, si përgjigje ndaj spekulimeve për devalvim të supozuar të denarit dhe ndaj krizës së krijuar artificiale të tregut të këmbimit devizor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button