Turqi, gjendet një skelet nga periudha romake

Gjatë hulumtimeve arkeologjike në qytetin perëndimor turk Edrene është gjetur një skelet nga periudha romake, raporton Anadolu Agency (AA).

Arkeologët gjatë gërmimeve në tregun para xhamisë Selimije në Edirne, e cila është në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, gjetën një skelet për të cilin supozohet se daton nga periudha e Perandorisë Romake.

Skeleti u gjet gjatë gërmimeve dhe më pas u dërgua në Universitetin e Thrakisë në Edrene, ku do të vërtetohet periudha e vjetërsisë, koha e vdekjes, por edhe të dhënat tjera.

Tani për tani supozohet se bëhet fjalë për një skelet nga periudha mes shekullit të pestë dhe të gjashtë para erës së re.

Në këtë rajon edhe më herët janë gjetur skeletë nga periudha e lartpërmendur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button