Si të flej sonte!

Më thoni si të flej sonte… Si të më zë gjumi, kur përpara syve kam ende fëmijën dhe zërin e tij melankolik..
Ngjarje makabër. Ky është krim, nuk mund të definohet ndryshe. Dhunë makabre.
Akti më çnjerëzor që mund të ekzistojë.
Pamje të rënda.  Abuzim.  Mostër e pacipë. Grua mostër.

Të nderuar prindër, bëhuni të fortë!
Ky është fenomeni më vrastar i shoqërisë tonë ku viktimë janë sërish fëmijët.
Ku është shteti? Prokuroria, policia…
Si mund ti japësh licencë këtyre plehrave!
Krijesë e ndyrë. A është kjo ajo që do të thotë të jesh i rritur, të jesh i lirë..
Kush mund ta prekë atë krijesë kaq të bukur të Zotit. Vetëm një përbindesh…

Kurse ne sillemi sikur të jemi të gjithëdijshëm por ka shumë gjëra të cilët nuk i shohim.
Nuk është zgjidhje edhe sikur të pajisen me sistem monitorimi të gjitha kopshtet e fëmijëve, të gjitha rrugicat e të gjitha hapësirat kudo ku frymojnë fëmijët.
Ka plot krijesa të tilla, që thithin oksigjen gabimisht, por më e keqja është që këto krijesa të shëmtuara vazhdojnë akoma ta shpërdorojnë oksigjenin këtu në tokë!

Kjo nuk është një lojë. Ne jemi prindër, ne jemi skenaristët.  Fëmijët vazhdohen të sulmohen brutalisht….
Më thoni pra, si të flej sonte kur e kam një lëmsh në fyt!
Kjo mund të jetë edhe historia juaj… E ai mund të ishte fëmiu yt!

Autori është i njohur për redaksinë.

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button