Turizmi dhe gastronomia potenciale për zhvillimin e bashkëpunimit me Alzasin

Turizmi, energjetika, tekstili, industria manikerike dhe automobilistike, janë vetëm disa prej sektorëve në të cilat Maqedonia dhe rajoni Alzas nga Franca mund ta zhvillojnë bashkëpunimin ekonomik. Këtë e konstatuan sot përfaqësuesit e Alzasit dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë. Të dyja palët, siç thanë, nuk janë të kënaqura nga marrëdhëniet e deritanishme tregtare dhe vlerësojnë se, në pajtim me potencialet mund të jenë shumë më të mëdha.

“Mundësitë për lidhje dhe bashkëpunim rajonal janë të mëdha veçanërisht në pjesën e turizmit dhe gastronomisë. Të mëdha janë edhe mundësitë për zgjerimin e eksportit nga pala e Maqedonisë me ofertë në industrinë e konservave dhe konditore, turizmit, tekstilin, ndërtimtari, Sektorin TIK,…, deklaroi drejtoresha ekzekutive e Odës Ekonomike, Jelisaveta Georgieva.

Nëse disa kompani nuk kanë mundësi që drejtpërdrejt të realizojnë bashkëpunim, opsioni është, tha edhe lidhja rajonale me vendet fqinje dhe shfaqja e përbashkët e mëtejme.

“Mundësi reale për hyrje më të madhe dhe më efikase në tregun francez, ndërsa me atë edhe në tregun evropian pritet nga Konventa për pikë fokale e nënshkruar para dy vitesh midis Odës dhe Organizatës ndërkombëtare frankofonike e cila parasheh që kompanitë e Maqedonisë të kyçen në tenderët ndërkombëtar publik përmes së cilave mund të plasohen produktet dhe shërbimet e tyre”, theksoi Georgieva.

Mysafirëve u është theksuar se në Maqedoni janë 16 oda rajonale të cilat mund të bashkëpunojnë me më shumë rajone në Francë, para së gjithash me Alzasin. Rajoni i Alzasit, vetëm nga turizmi merr pjesë me 2,1 miliardë euro në të ardhura. Ambasadorja Lorens Oer e cila bashkë me këshilltaren rajonale dhe zëvendëskryetaren e Agjencisë për promovimin e Alzasit, Mari Ren Fisher, e kryesoi Delegacionin francez, potencoi se qëllimi i takimit është zhvillimi i bashkëpunimit midis rajonit Alzas dhe Maqedonisë.

Sipas Mari Ren, delegacioni i Francës e vizitoi Maqedoninë që t’i njoftojë karakteristikat e saj, t’i dëgjojë pritjet dhe sfidat në rrugën evropiane. Krahas promovimit të produkteve nga Alzasi në Maqedoni, së shprejti pritet prezentimi. Alzasi është i njohur për prodhimin e rrushit, misrit, kajsive dhe llojeve të tjera të pemëve, mishit, produkteve të qumështit, idustrisë automobilistike,… Këmbimi i përgjithshëm tregtar i Maqedonisë dhe Francës në katër muajt e parë të këtij viti është 41,3 milionë dollarë që është rritje prej 1,7 për qind në raport me periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

Franca për momentin është partneri i 23-­të i Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button