Huawei Honor 5C arrin në Europë

Ashtu siç është pritur, kompania Huawei ka lansuar smartfonin e saj Honor 5C edhe në Europë.

Ky telefon deri më tani ka qenë në dispozicion për shitje vetëm në Azi, veçanërisht në Kinë, transmeton Koha.net. Megjithatë, ka dallim në mes të modelit të Azisë dhe atij për Europë: modeli për Europë nuk do të vijë me skaner për gjurmë të gishtave.

Huawei thotë se kjo ka ndodhë më qëllim që të mbajë çmimin “agresivë”. Honor 5C në Mbretërinë e Bashkuar kushton 149 funte, ndërsa në Europë 199 euro.

Huawei Honor 5C tani është në dispozicion për shitje përmes dyqanit online zyrtar i kësaj kompanie kineze në Europë, transmeton Koha.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button