David Beckham apelon për mbetjen e Britanisë në BE

Ylli anglez i futbollit, David Beckham, ka mbështetur mbetjen e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, njofton REL.

“Për fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre, ne duhet të përballemi me problemet e botës së bashku dhe jo vetëm”, ka thënë ish-futbollisti i Manchester United-it.

Më 23 qershor, në Britani mbahet referendumi për vazhdimin ose jo të anëtarësisë në BE.

“Jetojmë në një botë shumë energjike, ku së bashku jemi të fuqishëm. Për këtë arsye do të votoj për mbetjen në BE”, ka thënë Beckham përmes një postimi në Facebook, dy ditë para referendumit.

Beckham, 41 vjeç, ka theksuar edhe ndikimin evropian në karrierën e tij, gjatë së cilës ka fituar 19 trofe të rëndësishme dhe ka kaluar katër vjet në Real Madrid.

Ai ka luajtur po ashtu në Millan dhe Paris.

“Këto qytete të mëdha evropiane dhe tifozët e tyre të pasionuar më kanë mirëpritur mua dhe familjen time dhe na e kanë dhënë mundësinë t’i shijojmë kulturat e tyre unike dhe frymëzuese”, ka thënë ish-mesfushori Beckham.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button