Maqedoni, mos-interesim i madh për shkollat profesionale

Edhe këtë vit pritet që nxënësit të cilët përfundojnë shkollën fillore, t’i vërshojnë shkollat e mesme të drejtimit gjimnaz, ekonomi dhe mjekësi duke i lënë kështu anash shkollat e mesme profesionale.

Për këtë çështje fajësohen prindërit si dhe MASH-in për mos interesimin, dhe se jo të gjithë nxënësit janë për këto drejtime.

“Së pari prindërit vendosin në vend të fëmijës, duke mendu se me këto drejtime do të gjejnë më lehtë punë, mirëpo është e kundërta por mungon aktivizimi i promovimit të shkollave profesionale nga ana e MASH në mënyrë që të joshen edhe nxënësit por edhe prindërit të binden se tregu i punës më shumë kërkon shkolla të zanateve”, tha për Portalb F.K. mësimdhënës.

Ai shtoi se jo gjithë nxënësit janë për gjimnaz mjekësi apo ekonomi.

“Meqë shkolla e mesme u bë e obligueshme të gjithë nxënësit duhet të regjistrohen dhe të pranohen në shkolla, mirëpo jo të gjithë janë të aftë për këto drejtimet më të kërkuara. Është gjyna që drejtimet profesionale të ngelen pa plotësuar paralelet duke pasur parasysh nevojën e ekzistimit të tyre”, tha F.K.

Prindëri Bedri Jakupi nga ana tjetër ankohet për diskriminim të nxënësve shqiptarë në gjimnaz, mjekësi dhe ekonomi.

“Bëhen manipulime, diskriminime. Nxënësit me 5 nuk pranohen për shembull në ‘Pançe Karagjozov’, kurse ata maqedonas me notë nën 5 pranohen”,tha Bedri Jakupi, prind, mirëpo ai nuk iu përgjigj pyetjes së Portalb se pse nuk marrin në konsideratë edhe shkolla e mesme profesionale.

Nga ana tjetër zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), Goran Galevski bën të ditur se ky institucion punon në vetëdijesimin e nxënësve dhe prindërve që edhe shkollat profesionale tjera janë profitabile dhe të nevojshme.

“MASH ka bërë tërë kohen njoftime dhe promovime të shkollave të mesme profesionale, të cilat kanë nevojë për nxënës që në të ardhmen të kemi edhe kuadër I cili është mjaft i nevojshëm në Maqedoni”, tha Galevski.

Kurse Komisioni shtetëror për konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme vendosi që poshtë-lart ose, mbi 95-99 % të jetë konkursi i vitit të kaluar. Vetëm në qytetin e Shkupit janë mbi 2.822 vende të lira prej ku 1.599 mbarojnë nëntëvjeçaren nxënësit me mësim në gjuhën shqipe.

Konkursin e plotë mund ta shihni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button