Fitore historike, Shqipëria mund Rumaninë, mban gjallë ëndrrën e Evropianit (Video)

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Rumanisë, në ndeshjen e zhvilluar në Stade des Lumieres të Lyonit. Ekipi i drejtuar nga Gianni De Biasi kaloi në epërsi në minutën e 43 të takimit, falë golit me kokë të Armando Sadikut pas asistimit nga Ledian Memushaj.

Kjo ishte fitorja e parë e Shqipërisë në një kampionat evropian, ndërsa kombëtarja tani duhet të presë rezultat e tjera, për të parë se a do të kualifikohet tutje si një ndër 4 ekipet më të mira të vendit të 3-të. Kombëtarja e Shqipërisë duhet të pret deri sa të përfundojnë të gjitha ndeshjet e fazës së tretë nëpër grupe.

Kështu fati i kuqezinjve tash varet nga rezultat e ndeshjeve të tjera që do të zhvillohen. Shqipëria është ngjitur në pozitën e 3-të në grupin A, ndërsa Rumania si e fundit në grup është eliminuar nga EURO 2016.
albania

***************************************************

45 + 2 – Mbaroi pjesa e parë. Pas shumë tentimeve më në fund Armando Sadiku shënoi golin që çon Shqipërinë para në ndeshjet e radhës së EURO2016. Urojmë që mos e humbim avantazhin!

43.00 – Armando Sadiku ka shënuar golin e parë që çon në avancim djelmoshat e Shqipërisë.

21.00 – Sapo ka filluar ndeshja mes Shqipërisë dhe Rumanisë.

**********************************

Vëmendja e të gjithë shqiptarëve do të jetë sonte te ndeshja mes kombëtares kuqezi dhe asaj të Rumanisë, një ndeshje që do të vendosë edhe çështjen e kualifikimit për në raundin e mëtejshëm.

Shqipëria i ka humbur dy ndeshjet e para ndaj Zvicrës e Francës, e megjithatë ka ende mundësi që të vijojë rrugëtimin e saj në këtë Europian. Kuqezinjve u duhet një fitore me gola ndaj skuadrës së Jordaneskut për të siguruar vendin e tretë, e më pas të presë rezultatet e grupeve të tjera për të shpresuar në një përfshirje mes 4 ekipeve më të mira të vendeve të treta, që do të kualifikohen në 1/8-at e finaleve.

Rumania, nga ana e saj, mund të kualifikohet edhe si e dyta e grupit nëse fiton ndaj Shqipërisë, por duhet të shpresojë në një fitore të thellë të Francës ndaj Zvicrës.

Kombëtarja e Shqipërisë
Kombëtarja e Shqipërisë

Dueli i milionave, ja premiot e caktuara nga Federatat

Federatat e dy vendeve kanë hapur thesin dhe duan të motivojnë në maksimum futbollistët e tyre për të hedhur hapin drejt historisë.

Federatat e të dyja skuadrave do të përfitojnë afro 10 milionë euro nga UEFA në rast se arrijnë të kualifikohen mes 16 skuadrave më të mira të kontinentit. Këtë shumë kanë vendosur ta ndajnë edhe me futbollistët dhe stafin. Rumania ka premtuar 2,5 milionë euro premio në rast kualifikimi, ndërsa Shqipëria 2 milionë.

Premtimi i FSHF-së – Pak kohë përpara se të niseshin për në Francë, menaxheri i Kombëtares, Alban Bushi, e ka konfirmuar diçka të tillë dhe ka thënë se në rast kualifikimi Shqipëria do të ketë në dispozicion 2 milionë euro premio. Në dy ndeshjet e para kuqezinjtë nuk morën asnjë pikë dhe ishin të pafat, ndërsa një fitore me Rumaninë mund të rezultojë shumë e rëndësishme për fatin e kualifikimit.

Edhe Rumania shpërblen lojtarët në rast fitoreje – Për të motivuar skuadrën dhe stafin, edhe Rumania përdor të njëjtën gjë përpara ndeshjes me Shqipërinë. Mediat rumune bëjnë me dije se janë ofruar 2.5 milionë euro në rast se skuadra e tyre do të kualifikohet për në raundin tjetër të këtij kompeticioni.

57668de495f9cf72472fce9c

 

Me çfarë formacioni pritet të luaj Shqipëria?

Përballja me Rumaninë është çështje krenarie për lojtarët e De Biasit, të cilët duan të shkruajnë historinë që në debutimin e tyre.

Sa i perket formacionit në portë do të jetë si gjithnjë Berisha. Reparti i mbrojtjes do të jetë i njejti me një pikëpyetje të vogël. Do të kthehet Lorik Cana, apo De Biasi do të mbajë sërish dyshen Ajeti-Mavraj?

Mungesë e rëndësishme do të jetë edhe ajo e Kukelit, i cili për shkak të kartonëve nuk do të luajë ndaj Rumanisë.

Në vend të tij, me shumë mundësi do të aktivizohet Basha. Ndërkohë, pjesa tjetër do të jetë e njëjtë me atë të sfidës me Francën.

Mediat rumune dorëzohen: E kemi humbur betejën e parë

Mediat rumune po i kushtojnë shumë rëndësi faktit se tifozët shqiptarë do të jenë më të shumtë në numër gjatë ndeshjes së sotme. Portalet kryesore sportive rumune kanë shkruar se që në orët e para të mëngjesit, qyteti është pushtuar nga ngjyrat kuqezi.

mediat rumune

“Nëse ndaj Francës e Zvicrës fituam betejën e tifozëve, një gjë e tillë nuk do të ndodhë ndaj Shqipërisë”, shkruan “gsp.ro”, e cila ka përshkruar atmosferën në rrugët e Lionit.

Shqipëria luan me uniformën që i solli fat në Armeni

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë me kompletin e zi të saj në ndeshjen kundër Rumanisë.

Festa-e-Shqiptareve-650x358

Meqë Rumania do të luante me kompletin e saj të verdhë, si skuadër pritëse, për kombëtaren shqiptare ekzistonte mundësia që të vishte përsëri kompletin kuqezi, si në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës.

Por FSHF ka vendosur që ekipi të përdorë kompletin e zi, ndoshta edhe për çështje fati.

Tifozët shqiptar tashmë kanë filluar të zënë vendet e para në stadiumin “Stade de Lyon”, edhe pse ndeshja pritet të filloj pas disa orëve.

Kujtojmë që sonte fillon edhe raundi i tretë dhe i fundit i ndeshjeve të fazës së grupeve në “Euro 2016”. Ndeshja tjetër e grupit A zhvillohet po ashtu në ora 21.00 mes Francës dhe Zvicrës.

Tifozat kuq e zi në Francë
Tifozat kuq e zi në Francë

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button