Messenger do të bëhet aplikacion për gjithçka

Aplikacioni për mesazhe i Facebook – Messenger, së shpejti do të bëhet një aplikacion në të cilin përdoruesit do të mund të bëjnë pothuajse gjithçka.
Në vend se të shkoni në aplikacione të ndryshme për qëllime të ndryshme, Messenger do t’ua mundësojë që informacionet dhe funksionalitetin e çdo aplikacioni t’ua sjellë në një faqe të vetme.

Nëse përdoruesit do të dëshironin të bënin një rezervim në një restorant për shembull, Messenger së shpejti do t’ua ofrojë edhe këtë mundësi, transmeton Gazeta Express.

Me fjalë të tjera, Facebook nuk po dëshiron që përdoruesit e tij të përdorin edhe aplikacione të tjera.

Kompania dëshiron që Messengeri të jetë ekrani kryesor i përdoruesve, gjë të cilën e pohoi edhe zëvendës presidenti i aplikacionit, David Marcus, duke thënë se “kompania është duke e ri-shpikur inboxin e Messenger”.

Facebook ka rreth 1.09 miliardë përdorues në ditë, bazuar nga të dhënat e nxjerra në mars të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button