NGA SENTBOX-I

“E di. Këto i di nga lëkura, jo nga librat. Duke u ringritur shërohet njeriu. Kështu rilind: fjala mund të të duket e tepërt, por nuk është. Të tillët janë miq më të mirë, prindër më të mirë besom, biografitë e njohura e vërtetojnë, edhe praktika, nëse shikojmë më syhapur. Mandej, edhe psikologjia e thotë: pikëllimi na mëson që një ditë të gëzohemi më mirë, më plot. S’ka mësues më të mirë të gëzimit se sa pikëllimi, apo zhgënjimi në njerëz. E kuptoj se dhemb, por ky është çmimi. Gjërat e vlefshme kushtojnë, kanë koston e vet prandaj janë të vlefshme. Mund të tingëllojë filozofike, por krejt kjo është përvojë që nuk e shkëmbej për asnjë rehati të rrejshme. Në një periudhë tezaku I.S më shkroi “tash je si një foshnjë e posalindur, duhet të mësohesh të ecësh”. Kur e rimësova ecjen, disa tipa të largët të pakënaqur nga jeta e vet të cilët nga pika e qejfit ma vështirësonin mëkëmbjen filluan të më bëhen si milingona, i shkelja pa dashje. Pas mëkëmbjes i shkrova tezakut që atëherë ishte në qosh tjetër të dynjasë, ai ma ktheu me një nga sms-at më të bukur që kam pranuar ndonjëherë, në fund kishte uratën “u ngrite në këmbë, inshallah plakesh në këmbë”.

“…edhe ti do e bësh, mikja ime, GARANTOJ QË DO E BËSH, si Feniksi. Atëherë do shijosh lumturinë në plotëkuptimin e fjalës. Tash e di, të paktën për veten, se Liria dhe Jeta qenkan sinonime. Por, kjo nuk vjen kollaj. Ky është çmimi. Dëshmoj që ia vlen. S’ka rrugë tjetër deri tek maja që e ëndërron, çfarëdoqoftë Maja, kushdoqoftë Maja…Ajo i bën hallall sfidat rrugës. Atëherë të vjen ti falemnderohesh Zotit për të gjitha vështirësitë. Dëshmoj që ia Ia vlejnë”.

“Lufta me veten mund të jetë lufta jonë më paqësore. Nijeti është përcaktues: a i kemi qëllimet e mira? Nëse s’janë bash, a tentojmë ti përmirësojmë? Duke ikur nga një mëkat a biem në një më të madh? A e gjejmë kararin nëse e tërë jeta është kërkim i balancit?

“Lufta me veten është më e shenjta, se vetëm duke përmirësuar veten e ujdisim ngapak edhe botën”.

“S’di as vetë saherë kam dashur të të shkruaj, të të shoh…gjithmonë dilema: mos pengoj? Pasi ka periudha kur as vetë të jemi s’duam por edhe mes tjerëve ndihemi vetë. Mezi sot gjeta një çast të volitshëm, krejt tjerët më dukeshin të parakohshëm, e di se kuptohemi”.

…Dhe një “sms” nga, të themi selfbox-i..

“…vetëm prej larg. Pa një fjalë të vetme. S’duhen fjalë për t’u marr vesh”.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button