EURO 2016, deportohen 20 tifozë rusë nga Franca

Një grup prej 20 tifozësh rusë sot do të deportohen nga Franca pasi që janë akuzuar nga autoritetet e këtij vendi për pjesëmarrje në incidente huligane, raporton Anadolu Agency (AA).

Ata ndodhen në pjesën e mbyllur të aeroportit në Nice ku janë duke pritur avionin i cili do të fluturojë në mbrëmje për Moskë. Pavarësisht dëbimit të tyre nga Franca, Alexander Shprygin, udhëheqësi i tifo grupit rus ndodhet në mesin e 20 rusëve që do të deportohen. Ai thotë se viza e tij është e vlefshme dhe se të hënën do të kthehet për ndeshjen me Uellsin.

Njëzet prej tyre që do të deportohen sot ishin pjesë e një grupi më të madh të tifozëve rusë që autoritetet franceze kanë ndaluar të martën pas trazirave të dhunshme gjatë ndeshjes Angli-Rusi (1:1), të shtunën e kaluar.

Tre prej tyre janë dënuar për vepra që kanë të bëjnë me dhunën dhe morën dënime që variojnë nga një deri në dy vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button