Pas 186 ditësh në hapësirë, astronautët kthehen në Tokë

Tre astronautë pas një misioni prej gjashtë muajve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) u kthyen në Tokë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët bënë të ditur se kapsulla hapësinore Sojuz ku ndodheshin astronautët amerikani Tim Kopra, britaniku Tim Peake dhe kosmonauti rus Yuri Malenchenko, ka zbritur në juglindje të Kazakistanit.

Gjendja shëndetësore e astronautëve është e mirë por se megjithatë duhet përsëri të ambientohen me kushtet e jetesës në Tokë. Kopra, Peake dhe Malenchenko në ISS kaluan 186 ditë.

Në stacion momentalisht ndodhen astronauti amerikan Jeff Williams dhe kosmonautët rusë Oleg Skripochka dhe Alexey Oychinin.

Pritet që ekipi për tre javë të përforcohet me tre astronautë të rinj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button