Një i vdekur dhe një i lënduar në Galiçicë

Një person i vdekur dhe një i lënduar shtetas të Shqipërisë është epilogu i tragjedisë që ndodhi sot në malin Galiçica, në një humnerë në teren të vështirë mbi fshatin Trpejcë. 

“‘Bëhet fjalë për më së paku dy persona, shtetas të Shqipërisë. Sipas informacioneve të para njëri ka vdekur ndërsa tjetri është lënduar rëndë. Ekipi i policisë së Ohrit, Ndihma e Shpejtë dhe Njësia e zjarrfikësve dhe Kryqit të Kuq janë kyçur në tërheqjen e personave, tha Stefan Dimovski zëdhënësi i Policisë së Ohrit.

Rasti në polici është paraqitur para dy orëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button