Të rejat e fundit mbi iPhone 7

Thashethemet rreth iPhone 7 eksploduan në maj. Përfolja më e madhe ishte se iPhone 7 do të jetë pjesë e familjes së iPhone 6, dhe se nuk do të quhet iPhone 7.

Por, këto janë të rejat më të fundit që duhet t’i dini për iPhone 7:

Modeli i ardhshëm i iPhone do të vijë në dy madhësi si gjenerata e iPhone 6 – me modelin standard 4.7 inç dhe me një model Plus 5.5 inç, transmeton Gazeta Express.

Kamera në modelin e ri mund të jetë me dy lente, por vetën në versionin më të madh, atë Plus. Modeli i ardhshëm i iPhone do të jetë më i hollë se iPhone 6s, për shkak të heqjes së portit të kufjeve.

Apple ka përdorur tre materiale për iPhone: plastikë, qelq dhe metal deri më tani. Modeli i ardhshëm mund të jetë i veshur me një material misterioz, ka zbuluar DigiTimes.

Me këtë material të ri, iPhone do të shpëtojë edhe nëse bie në ujë. Materiali i ri në iPhone së bashku me mungesën e portit të kufjeve, do ta bënin atë celularin më të përballueshëm ndaj ujit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button