Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Rumanisë (Foto)

Gianni de Biasi pritet të bëjë disa ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Rumanisë

De Biazi pritet të bëjë ndryshime ndaj Rumanisë. I sigurt është rikthimi titullar në qendër të mbrojtjes i Lorik Canës. Burime pranë stafit bëjnë të ditur për ‘Panorams Sport’ se trajneri nuk mendon të lërë në stol kapitenin, edhe pse Ajeti bëri një paraqitje të mirë me Francën.

Me Etrit Berishën të sigurte në portë, edhe pozicionet e tjera të mbrojtjes, Hysaj në të djathtë e Agolli në majtë, si dhe Mavraj në qendër, janë të konfirmuar.

Dilema më e madhe është qendra e mesfushës, aty ku Kaçe dhe Xhaka luftojnë për një vend. Më i avantazhuar duket korçari, por nuk ka asgjë të sigurt, në një kohë që Abrashi dhe Memushaj me shumë mundësi do ta nisin sërish si titullarë.

Në krahun e djathtë të mesfushës do të rikthehet Roshi, ndërsa në të majtë rikonfirmohet Lenjani. Dilema për trajnerin ka në sulm, por gjasat janë që Sadiku të ulet në stol dhe Cikalleshi ta nisë nga minuta e parë.

skema-1-1_1466236423-2098971

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button