Fondacioni Turk i Çështjeve Fetare organizoi iftar në Maqedoni

Fondacioni Turk i Çështjeve Fetare, në bashkëpunim me Shoqatën e Turqve të Maqedonisë Lindore (DMTD), në qytetin e Radovishit në lindje të Maqedonisë organizuan një program të iftarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në iftarin e organizuar në një restorant të qytetit morën pjesë kryetari i Komunës së Radovishit Sashko Nikollov, kryetari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Turke (TDP) Kenan Hasip, Sekretari i Punëve të Jashtme nga Ambasada e Turqisë në Shkup Yusuf Ziya Kenar, si dhe qytetarë të shumtë.

Përfaqësuesi i Fondacionit Turk të Çështjeve Fetare Emrah Aktas në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se kanë organizuar iftare në vende të ndryshme të Maqedonisë.

Duke theksuar se në Maqedoni bashkëpunojnë me tri shoqata, Aktas u shpreh se “Në rajonin e Maqedonisë lindore është realizuar shpërndarja e një mijë pakove ndërsa në rajonin perëndimor janë ndarë 250 sosh”.

Aktas më tej potencoi se krahas iftareve në rajonin lindor dhe atë perëndimor është shtruar iftar për gjithsej 2.500 persona. “Sot në Radovish po shtrojmë iftar për 750 persona. Ky është iftari ynë i fundit, pas të cilit do t’i japim fund programit tonë”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Radovishit Nikollov, në fjalimin e tij muslimanëve iu uroi Ramazan të mbarë dhe të begatshëm.

Pas iftarit, interpretuesi i muzikës sufite Savni Sami Ozer, prezantoi koncertin e muzikës sufite për pjesëmarrësit në iftar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button