Shkëndija i kthen në fole edhe Demirin dhe Bojkun

Shkëndija vazhdon përgatitjet në Rogashka Sllatina të Sllovenisë, ndërsa të shtunën zhvillon ndeshjen e dytë kontrolluese me ekipin austriak Wolfsberger. Nga e premtja ekipit në Slloveni i janë bashkuar edhe Demir Imeri dhe Besmir Bojku.

‘Kuqezinjtë’ ushtrojnë intenzivisht në Slloveni, ndërsa përveç akumulimit të forcës fizike skuadra kërkon të ndërtojë lojë në seancat stërvitore dhe posaçërisht edhe ndeshjet kontrolluese. Në humbjen 2:3 nga Domzhale dy ditë më parë ekipi luajti shumë mirë 30-të minutat e para sa kishte freski, ndërsa më pas sikur lodhja uli ritmin dhe loja la për të dëshiruar. Të shtunën në program është testi i dytë në këtë fazë përgatitore, kur në qytezën St. Andra të Austrisë nga ora 18:00 përballen me ekipin e Bundesligës austriake, Wolfsberger.

Vlen të ceket se prej sot ekipi numëron dy futbollistë më shumë. Sulmuesi anësor Demir Imeri dhe mesfushori Besmir Bojku janë bashkangjitur me skuadrën në fazën përgatitore, me kërkesë të stafit teknik që planifikon t’i provojë në ndeshjet kontrolluese dhe seancat e përditshme stërvitore. Dy futbollistët bashkë me Shqiprim Taipin sezonin e kaluar luajtën në formë huazimi (Taipi te Horizonti, Bojku për Shkupin dhe Imeri nga 6 muaj te Horizonti dhe Renova), ndësa edhe pse planifikohej të vazhdojnë edhe këtë vit të luajnë si huazim në interes të më shumë minutave për të luajtur, ka gjasa të mbeten në Shkëndijë nëse bindin stafin teknik.
Në lëndim të lehtë dhe zgjatje të kofshës ankohet Armend Alimi (për këtë arsye nuk luajti në testin me Domzhalen), ndërsa në stërvitjen e sotme të lirë u lanë një pjesë e futbollistëve (ushtruan në palestër rekuperim) që ndjenin lodhje nga temopja intenzive e seancave stërvitore.​

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button