Dibra po vuan për popull!

Dibra një qytet i pasur me gjithçka pëveç popullsisë.

Në Dibër ka një kohë të gjatë qëështë prezent problemi i largimit te dibranëve nga vendlindja.Dita ditës po shohim që shumë familje po ikin nga vendlidja e tyre duke lënë pas gjithçka si: fëmijët, prindët apo shtëpit e tyre. Çdo kryetar që ka qënë në krye ka premtuar që të ndaloj migrimin masiv të dibranëve siç ka thënë edhe kryetari aktual në tubimin që ka mbajtur para 4 viteve: “Hym në një sfidë që ne ta regullojm Dibrën, ne të ndalojm migracionin” gjë që besoj me sa kemi parë deri tani migracioni shtohet shumë më shumë.Gjithashtu kryetari aktual ka vazhduar “që ne të hapim vende të reja pune” por për fat të keq mesa shohim deri tani rritja e numrit të migracionit rritet për shkak të papunsisë së madhe dhe kanë parë largimin si mundësi të vetme për të siguruar ‘bukën e gojës’.

Dibra, vend ku shumica e  banorëve janë jasht shteti si në Amerikë dhe Evropë,kjo situatë se vjen keqësohet.Rrugët janë boshatisur komplet ku kanë mbetur pleq dhe fëmijë tëcilët kanë çuar jasht shteti babanë ose vëllezërit për të siguruar diçka për një jetesë pothuajse normale. Të gjithë pyesin:Vall pse ndodh kështu me Dibrën? Të gjithë e dimë shkaktarin kryesor por të gjithë friksohen ta shprehin pasi te secili dibran në mëndjen e tyre ka një lloj frike se mos kërcenohen nga dikush.

Një problem shumë shqetsues është se çuditërisht këtë problem më shumë e kanë shqiptarët e dibrës ku pothuajse më shumë se 60% e tyere janë të papunë.

Sipas disa anketave që kam bërëkam marë një rrezultat shumë shqetsues ku mbrenda një fisi numri i familjarëve të larguar është më se 30 vetë gjë që është shumë trishtuese për dibranët dhe Dibrën. Deri para disa viteve egzistonin shumë fabrika në Dibër siçishte ajo e qilimave, e plastikës, e qelqit,fabrika e gipsit dhe hidrocentrali  i Dibrës por tani ka vetëm 2 fabrika të plastikës dhe të gipsit ku edhe ato janë privatizuar dhe hidrocentrali është marë nën kompetencat e Shkupit dhe sipas anketave mendimi i dibranëve është se këto fabrika janë mbyllur dhe janë privatizuar për interesa politike.

Anketa me mërgimtarë të Amerikës ,z. Dashi Miftari, një kohësisht dhe kryetar i shoqatës dibrane në Amerik ‘‘ ’’

  • Cila ka qenë mosha juaj kur keni emigruar ?

Unë isha në një moshë shumë të re kur kam emigruar në fillim, sapo i kisha mbushur të 18 – at.

  • Sa antarë nga familja keni qenë kur jeni larguar nga vendlindja në fillim ?

Si fillim kur emigrova u shperngula i vetëm, por me kalimin e viteve shpërngula edhe pjesën tjetër të familjes gjegjësisht vëllezërit dhe prindërit, e mandej gjithashtu krijova edhe unë folenë time, ku u martova dhe sot nga kjo martesë kam  tre fëmijë.

  • Me që jeni kryetar i shoqatës sa është bashkëpunimi ndërmjet dibranëve në mes veti?

Deri diku pothuaj është mirë sepse mungesa e  vendi ku ke lindur është e madhe, dhe normal ktu mund të gjesh një copëz të asaj, sepse të gjithë jemë dibran aty cka kontribojmë, por ka mundësi dhe hapsirë edhe për më tepër, ndoshta largësia e bën të vetën meqë jemi të shpërndarë pothujase në të gjithë trojet e Amerikës.

  • A mendoni se ndonjëherë do ktheheni në Dibër ?

Me dibrën edhe pse jamë shumë i lidhur me vendlindjen dhe kohët e fundit e kam vizituar më shpesh, por për momentin nuk e shoh rikthimin tim në një kohë të afërt, gjithsesi jeta me kalimin e kohës merr kahie të ndryshme por shpresoj dhe me vullnetin e Zotit pleqërin dua ta kaloj në Dibër, sepse jetës asnjëherë nuk i dihet është me shumë të papritura.

  • Cila mund të jetë arsyeja e emigrimit të dibranëve ?

Asyeja e e migrimit të dibranëve kuptohet që kanë qenë dhe janë faktorët e papunsisë, gjendja ekonomike tej mase e dobët, politik bërja anti-shqiptare  shumë e shumë faktorë të tjerë.

  • A keni statistika se sa është numri i dibranëve që janë shpërngulur në Amerikë ?

Nuk kemi satistika për regjistrimin e dibranëve por ka shuumë që janë shpërngulur këtu se pari vetëm pastaj pjestarët tjerë të familjes e mandej duke shtuar familjen p.sh në rastin tim së pari erdha vetëm mandej shpërngula pjestarët tjerë të familje e mandej e krijova edhe unë folen time u martova dhe sot akoma më shumë jam zgjeruar sepse kamë edhe 3 fëmijë.

  • Si mendoni ku mbetur Dibra ?

Dibra mendoj në kundvështrimin tim është shumë e bukur, ka bërë përparim ndoshta jo edhe aq sa duam ne por mendoj se mund të jetë edhe më e mirë në të ardhmen mvarësisht nga qytetarët dhe politik bërësit.

Poashtu anketat më kanë dhënë një rezultat tjetër ku në vitet 70’ dhe 80’ çdo familje dibrane ka pasur ka një ose më shumë antare të punsuar dhe kanë mundur te mbulojn shpenzimet familjare por tani çdo familje kërkon mundësin e parë për të migruar.

Rrinia dibrane është ajo e cila e vuan më shumë këtë fatkqesi pasi kemi shumë raste ku kemi parë që shumë të rrinj që  kanë mbaruar fakultete punojne si kamarjer, shërbetor (hamall) apo punojnë për dikë tjetër jasht Dibre pasi vendi i tyre nuk ju siguron asgjë.

Sipas disa statistikave në vitin 2002 në Dibër ka pasur 19.542 banorë, në këtë vit në shkollën fillore ka pasur 7.442 nxënës dhe në shkollë të mesme ka pasur 3.497 nxënës ndërsa në vitin 2015 në shkollën fillore ka pasur të regjistruar 967 nxënës dhe në shkollen e mesme ka pasur 671 nxënës.

Këto statistika tregojnë se Dibra brenda 14 viteve ka pasur një zbrazje të dibranëve gjë që është shumë trishtuese, pasi këto janë numra zyrtar por edhe sa qytetar kan ikur ilegalisht nga Dibra pasi nuk kanë aspak kushte për një jetë normale.

Siç e dimë para shumë viteve Dibra ka qënë qendra e shqiptarëve ku ne vitin 1443 për herë të parë Skenderbeu e ka mbajtur kuvendin e parë shqiptar në Dibër,po nga Dibra u nis Iljaz Pasha të kryesoji Lidhjen Shqiptare tëPrizrenit, gjithashtu edhe shumë ngjarje të tjera që mbeten në histori që kanë ndodhur në Dibër ku Dibra ka qënë “kërthizë” e Shqipërisë por tani fatkeqsisht është shndëruar në  “zorën qore”.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Të lumtë!!!! Kam prit për një artimull kësaj. Në të lexojn hipokritët që thojn ‘na luftojm për flamur e jo pë atdhe’ sikur “shoqata atdhetare dibra” e tjera shoqata atdhetare që formoen hashtag atdheut. Un I quaj ato ‘TRADHTAR’. TË LUMNTE!!!

  2. Urime Drenushe per shkrimin e qelluar. Ajo qe me se shumti me entuziazmon nga shkrimi eshte guximi,prirja,hetimi dhe kerkimi i nje zgjidhje nga pjestarja e gjenerates se re te bashkeqytetareve Dibran. Drenushe ke bere nje hap te madh drejt inicimit te aktivitetit per sigurimin e kushteve per nje jetese te qendrueshme ne qytetin tone te dashur. Jemi deshmitare te ndryshimeve urbanistike qe bo behen vitet e fundit nga pushteti lokal por edhe te mungeses ne kontinuitet te interesimit nga ana e institucioneve shteterore per ndryshime radikale ne te gjitha sferat e jetes shoqerore sic po behet ne qytetet le Maqedonise lindore. Kjo situate fale neglizhences se politikaneve tane sipas gjith gjasave do te jete e till edhe metutje. Pra Drenushe nuk na mbeten tjeter vec te vetedijesohemi ,sa me pare te aktivizohemi,te komunikojme dhe te shoshisim mendimet dhe idete tona dhe ne bashkepunim kryekeput me pushtetin lokal te avansojme planifikime afatgjate obligative per tu permbushur nga te gjithe ata qe do te ushtrojne detyra ne pushtetin lokal si te zgjedhur te popullit Dibran. Drenushe duhet te pranojme se qytetit i duhej imazhi i ri, ujessjellesi, infrastruktura urbanistike,ruget e regulluara dhe te asfalltuara por ajo qe me brengos njelloj sikur edhe ty eshte se po mungon popullata qe ti shfrytezoje keto te mira urbanistike. Kjo detyrimisht te sjell konkludimin se ajo cka duhet bere eshte sigurimi afatgjat i kushteve ekonomike dhe siguria jetesore per qytetaret e kjo sidomos per rinine Dibrane . E ndaj mendimin se keshtu dhe pa alternative tjeter do te ndalim emigrimin e qytetareve dhe do ta kthejme imazhin qytetaresk qe dita dites po na zhduket neper rruget e zbukuruara por te boshatisura te qytetetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button