OH ‘El Hilal’ ndau 45 bursa për studentë

Organizata Humanitare ‘El Hilal’ në solemnitetin ‘Mbrëmja e Solidaritetit’ ka ndarë bursa për 45 studentë të talentuar.

‘Organizata humanitare El Hilal i ndau bursat studentore për vitin akademik 2013-2014, për gjithsej 45 studentë nga qytete të ndryshme të vendit. Në këtë eveniment, i cili po mbahet tradicionalisht për herë të nëntë për çdo fund vit, përveç studentëve merrnin pjesë edhe përfaqësues të organeve të El Hilalit, një numër i donatorëve që kontribuuan në realizimin e projekteve të organizatës, si dhe kryetari i Çairit’ tha Shehapi.

Shehapi gjithashtu theksoi se “Nga të gjitha 10 aktivitetet programore që gjatë këtij viti i realizuan nga ana e El Hilalit, bursat studentore janë më fisnike dhe më vizionare, meqë po investohet në arsimimin e gjeneratave të ardhshme të intelektualëve, sot studentë të talentuar që rrjedhin nga familjet që nuk kanë të gjitha mundësitë ekonomike për arsimim cilësor’ tha ai.

Në fund të këtij solemniteti ishte shfaqur një video-prezantim për aktivitetet e El Hilalit gjatë vitit 2013./Portalb
 

Lajme të ngjashme

Back to top button