Sonte bëhet tërheqja e parë e lojës shpërblyese me llogari fiskale

Tërheqja e parë e lojës shpërblyese “Llogari fiskale në dorë-shpërblim pa mundim” do të mbahet sonte. Deri më tani kanë arritur mbi 500.000 zarfe me llogari fiskale.

Loja shpërblyese filloi më 1 dhjetor të këtij viti. Qytetarët marrin pjesë me 20 llogari të grumbulluara fiskale nga cila do shumë, e lëshuar pas 15 nëntorit të vitit 2013.

Shpërblimi kryesor është banesë dhe dyqan në Shkup, ndërsa çdo 45 ditë do të ndahet automobil dhe vauçerë të vlefshëm për laptopë, biçikleta, smart telefonë, LCD Televizorë. Tërheqja do të bëhet në nëntë xhiro.

Me lojën shpërblyese pritet të ngritet vetëdija tek qytetarët dhe të përforcohet fiskalizimi.

Organizues i lojës shpërblyese është Lotaria shtetërore e Republikës së Maqedonisë, nën patronatin e Ministrisë së Financave.

Lajme të ngjashme

Back to top button