Kryeministri i Australisë organizon iftar

Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, është kryeministri i parë që organizon iftar në vendin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Në iftarin e organizuar nga Turnbull në ndërtesën Kirribilli House të Kryeministrisë në Sydney krahas muslimanëve kanë marrë pjesë edhe të ftuar nga besime të ndryshme.

Trunbull si kryeministri i parë në Australi që organizon një iftar në llogarinë e tij në Twiter ka publikuar edhe fjalimin e mbajtur me këtë rast.

“Jam krenar që jam kryeministri i parë që organizoj iftar në muajin e Ramazanit. Bekuar qoftë muaji i Ramazanit për afërsisht 500 mijë muslimanët në vendin tonë dhe për 1.5 miliardë në të gjithë botën. Jemi mbledhur me njerëz nga besime dhe kultura të ndryshme të shoqërisë për të njohur njëri-tjetrin dhe për të ndjerë frymën e muajit të Ramazanit. Jam i lumtur që ndodhem sot këtu me muslimanët australianë dhe me njerëz nga besime të ndryshme”, është shprehur gjatë fjalimit të tij Trunbull.

Në iftar morën pjesë emra të njohur në vend si i famshmi për programet televizive Waleed Aly, futbollisti Bachar Houli, kryetari i Fondacionit Multikulturor të Australisë, Bülent Dellal dhe shumë të ftuar të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button