Gjykata e Tiranës çon në arrest shtëpie Elvis Rroshin

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar këtë të enjte masën e sigurisë për kryetarin e dorëhequr të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi.

Shkalla e Parë e kryeqytetit ka vendosur masën “arrest shtëpie” për Rroshin, i akuzuar për falsifikim dokumentesh në lidhje me vetëdeklarimet për dekriminalizimin, njofton Top Channel.

Në fund të seancës, avokati i tij Theodhori Sollaku ka bërë këtë koment: “Edhe masa e arrestit të shtëpisë është e paligjshme. Do ta apelojme vendimin e Gjykatës së Tiranës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button