“I gjeta kokulur në dhomën e zhveshjes…”, ja çfarë i tha De Biasi skuadrës pas ndeshjes

Mbrëmë, Shqipëria humbi në ndeshjen e saj të dytë në grup, të Kampionatit Evropian, përballë vendit organizator Francës. Një barazim që zgjati pothuajse gjatë gjithë kohës së rregullt, u shemb me dy gola në minutën e fundit dhe në shtesën e lojës për ekipin francez, që e la Shqipërinë me zero pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Franca zuri vendin e parë në grup.

Pas ndeshjes, ka folur edhe trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, i cili është shfaqur krenar për lojën e futbollistëve shqiptarë, të cilët luajtën një pjesë të parë të ekuilibruar dhe gjatë pjesës së dytë i rezistuan gjatë Francës, që hodhi në lojë dy sulmuesit kryesorë Griezmann, autor i golit të parë dhe Pogba. Golin e dytë e shënoi Payet, i cili dyfishoi rezultatin edhe në ndeshjen e parë.

“Skuadra ime rezistoi deri në fund, por nuk u mbrojtëm njëlloj. Në pjesën e parë dhe fillimin e së dytës, kishim shanset më të mira. Nëse nuk shënon, nuk do arrish rezultate. Ne luajtëm mirë dhe e penguam Francën të dilte në lojën e saj. Arlind Ajeti që u aktivizua në pozicionin e Canës, luajti shumë mirë. Ai mund të ketë një të ardhme të rëndësishme në futbollin shqiptar sepse ka cilësi të mira. Jam shumë i kënaqur me lojën e tij dhe të ekipit. Kur shkova në dhomën e zhveshjes, ata ishin me kokat e ulura, por unë u thashë çunave t’i ngrinin kokat dhe të ishin krenarë për mënyrën si luajtën kundër një skuadre me shumë cilësi. Ne i shkaktuam vërtet probleme Francës. Ne mund të mundim Rumaninë për t’u kualifikuar. Nëse mund të shënojmë golat që nuk kemi mundur, mund të marrim sigurisht pikët që na duhen për të kaluar raundin. Kemi treguar që jemi një skuadër e vërtetë dhe luajmë futboll të mirë.” –tha De Biasi.

Ndeshjet e ardhshme, të fundit në grup do të zhvillohen pas tri ditësh.

‘Çmendet’ De Biasi kur Shqipëria pëson gol (Video)

Shqipëria është mposhtur në minutat e fundit nga Franca.


Megjithëse kishin disa raste për të shënuar gol, francezët triumfuan në minutat e fundit me rezultat 2:0.

Kjo ka bërë që të ‘çmend’ trajnerin italian të kombëtares sonë, Gianni de Biasin, i cili ka goditur ndihmësin e tij, Paolo Tramazzani.

Shqipëria takimin e fundit në evropian në kuadër të grupit A do ta zhvillojë kundër Rumanisë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button