Masakra në Amerikë, Mateen kishte paralajmëruar sulmin në Facebook

Disa orë para se të kryente sulmin e armatosur të në klubin e natës në Orlando, sulmuesi Omar Mateen në profilin e tij në rrjetin social Facebook kishte postuar një mesazh në të cilin shkruante se veprimet e tij janë të lidhur me sulmet ajrore që forcat e SHBA-së dhe ato ruse kryejnë ndaj pozicioneve të organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ju vrisni gra dhe fëmijë të pafajshëm në sulmet tuaja ajrore… tani shijoni ndjesinë e hakmarrjes të ‘shtetit islamik’. Në ditët e ardhshme do të shihni sulme”, ka shkruar Mateen në Facebook, raporton ABC News, duke cituar burime të paidentifikuara të Departamentit për Luftën kundër Terrorizmit në Byronë Federale të Hetimeve (FBI).

Shërbimet amerikane të sigurisë të martën zbuluan katër profile në rrjetin social Facebook të cilat ishin të lidhura me Mateen-in dhe kështu zbuluan mesazhet e tij.

Mateen dyshohet se gjatë sulmit në klubin e natës fundjavën e kaluar i kishte telefonuar një stacioni televiziv lokal për ti treguar se masakrën e bën në emër të DAESH-it. “Kurrë nuk do ti harroj fjalët e tij”, tha producenti i televizionit Orlando News 13, Matthew Gentili.

Patience Carter është njëra nga të mbijetuarit e sulmit të Mateen-it, e cila thotë se sulmuesi e kishte “kursyer”, sepse ajo ishte me ngjyrë.

“Mateen gjatë sulmit kishte pyetur një person me ngjyrë, pyeti nëse ka persona të tjerë me ngjyrë në turmë. Ai tha se nuk dëshiron të ketë probleme për këta persona, sepse rasti është i lidhur me DAESH-in, dhe se njerëzit me ngjyrë mjaft kanë vuajtur”, tha Carter.

Mbrëmjen e të shtunës në një klub nate në Orlando të Floridas, shtetasi amerikan me origjinë nga Afganistani, Omar Mateen (29) ka kryer sulmin e armatosur të përgjakshëm në të cilin ka vrarë 49 persona dhe plagosi 53 të tjerë, dhe më pas u vra edhe ai gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button