Ilija Isajllovski, zëvendësministër i ri i Punëve të Jashtme

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në kuadër të seancës së 106­të me 63 vota “pro” dhe 19 “kundër” e zgjodhi Ilija Isajlovskin për zëvendësministër të Punëve të Jashtme. Isajllovski vjen në vendin e Dragana Kiprijanovskës, të cilën paraprakisht Kuvendi e shkarkoi njëzëri me 67 vota “pro”.

LEXO: Kirill Minovski shpallet Ministër i Financave të Maqedonisë

Në elaborimin kryeministri Emill Dimitriev tha se ka pritur që pas daljes së Lidhjes Demokratike nga Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” dorëheqje të japin edhe funksionarët e tyre, por kur ata këtë nuk e kanë bërë ka propozuar që t’i merret mandati Kiprijanovskës për shkak të veprimit të saj proopozitar që nuk korrespondon me politikat e Qeverisë dhe mund të pengojë në eurointegrimet. Për Isajlovskin theksoi se është diplomat profesional me karrierë i cili me sukses e ka prezantuar Republikën e Maqedonisë në disa vende ku ishte ambasador.

“Konsideroj se me Ilija Isajllovskin, Ministria e Punëve të Jashtme do të përforcohet jashtëzakonisht dhe se me gjithë përvojën që e ka fituar në periudhën e kaluar do të ndihmojë për punë funksionale më të mirë të Ministrisë dhe përfaqësim më cilësor të Republikës së Maqedonisë jashtë kufijve”, tha Dimitrov.

Për deputetët e opozitës Isajllovski nuk është zgjidhje adekuate, ka konflikt të interesave dhe emërimi i tij është vetëm shpërblim partiak për punët që i ka kryer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button