Gjellët mbrojnë nga ftohja dhe gripi

Personat të cilët pëlqejnë gjellët kanë edhe një arsye më shumë t’i konsumojnë ato edhe gjatë dimrit.

Përveç që ju ngop më shumë dhe më shpejtë duke ulur sasinë e kalorive në konsumuara, gjella është treguar e dobishme dhe në luftimin e ftohjes dhe gripit.

Ky është përfundimi i nxjerrë nga një studim francez, i realizuar kohë më parë. Sipas tij gratë të cilat çdo ditë hanë së paku një gjellë, konsumojnë më shumë vitamina – më shumë acid folik, beta-karoten dhe vitaminë C, krahasuar me ata që hanë gjellë kohë pas kohe ose nuk hanë aspak.

Këto vitamina janë shumë të rëndësishme për të pasur një sistem të fuqishëm imun, pasi janë antioksidues të fuqishëm dhe ndihmojnë në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat na mbrojnë nga infeksionet.

Lajme të ngjashme

Back to top button