Bashkëjetesa ngadalë e shuan dashurinë tuaj?

Bashkëjetesa është një hap i madh dhe përparim në secilën lidhje, mirëpo mund të jetë edhe gabim i madh.

Kufirin e hollë midis lumturisë dhe horrit në të cilën bashkëjetesa mund të shndërrohet do ta përcaktojë aftësia juaj që të mësoni çastin e vërtetë për ta filluar bashkëjetesën.

Si ta dini që ka ardhur koha për të bashkëjetuar?
Bëni një provë të përgjithshme. Edhe pse mund të jeni bashkë prej kohësh, bashkëjetesa është shumë ndryshe. Të shkoni me pushime diku, për disa ditë, vetëm ju, është mundësia më e mirë për të parë se sa arrini ta duroni në të përditshmen tuaj njëri-tjetrin. Të qenit në kontakt 24 orë së bashku, mund t’ju ndihmojë të kuptoni me të vërtetë se kë keni para syve dhe të vendosni nëse doni të shkoni përpara apo jo. Pra, të ndërmerrni hapin për të jetuar nën të njëjtën çati, apo ta lini këtë për më vonë.

Ajo çka është imja, nuk është e jotja dhe anasjelltas
Gabimi më i zakonshëm që bëjnë të rinjtë në një çift është ajo e të ndarit gjithçka me njëri-tjetrin. Duke filluar që me financat, të cilat janë edhe shkaku kryesor i zënkave, jo vetëm mes të martuarve, por edhe bashkëjetuesve. Kjo vjen për shkak sepse rrogat e dy partnerëve janë të ndryshme , por edhe sepse në fillim të jetesës së përbashkët, nuk janë vendosur disa rregulla të ndarjes dhe menaxhimit të shpenzimeve. Zgjidhja ideale do të ishte kontributi përmes kapaciteteve të ndara në përqindje. Hapni një llogari të përbashkët, ku të dy të derdhni në bazë të mundësive dha ta keni për shpenzimet e shtëpisë. Në këtë formë do të evitoni një sërë problemesh.

Jeni dhe duhet të qëndroni dy njerëz të ndryshëm
Ekzistojnë çifte të cilat bëjnë gjithçka së bashku, dalim, gatuajnë, bëjnë pazarin e të tjera. Megjithatë kjo nuk duhet të thotë që ju i keni shijet e njëjta dhe në fakt nuk duhet t’i keni. Nëse kjo ndodh, atëherë bëni kujdes dhe reflektoni nëse dikush është duke u influencuar nga tjetri, i cili merr përsipër të zgjedhë dhe mendojë edhe për partnerin. Mbani gjallë zakonet dhe mendimet tuaja të lira dhe ndonëse të dashurosh, është edhe të shkosh drejt tjetrit, kjo nuk do të thotë që të jeni të gatshëm të bëni gjithçka që ai thotë.

Ruani hapësirat tuaja
Atij i pëlqen të peshkojë kurse asaj aspak, ai është i çmendur pas ndeshjeve, ajo e çmendur pas serialeve televizive, atëherë çfarë duhet bërë? Njëherë pasi keni vendosur që në vendimmarrje duhet të merrni pjesë të dy, gjeni një kompromis, që t’ju kënaqë të dyve. E rëndësishme është të gjeni terrenin e përbashkët, aty ku ka gjëra për të dy dhe mos harroni, pushtimi nuk është asnjëherë i mirë.

Ruani pak misterin
Të rrini qetë, kjo nuk do të thotë të mos jeni të ndershëm apo të dhënë pas lidhjes. Misteri ka kuptim krejt tjetër, sidomos në këtë rast. Bëni mirë të ruani pak intimitetin. Mos rrezikoni të bëni gjithçka në sy të asaj apo atij, pasi në këtë mënyrë do t’i jepni mundësi t’ju njohë edhe në ato momente jo fort të këndshme, por gjithsesi jetike për njeriun.

Ndani përgjegjësitë dhe kënaqësitë
Ndarja e barabartë mes detyrave dhe kënaqësive do t’ju ndihmojë të vendosni një rregull dhe mbi të gjitha do të zhdukë nga qarkullimi frazën “gjithmonë gjërat i bëj unë”! Përgjithësisht janë femrat ato të cilat kujdesen për shtëpinë, ndërkohë që meshkujt bëjnë të tjera gjëra. Mirëpo kjo nuk do të thotë që edhe ata nuk duhet të japin kontributin e tyre në punët e shtëpisë. Ideja e të bërit gjërat me turne është shumë e mirë, por nuk funksionon asnjëherë. Shpesh arrihet në zënka apo në shprehje të tilla si “lëre se e bëj më mirë vetë”. Duke i ndarë edhe detyrimet mes jush, jo vetëm kënaqësitë, do të keni mundësi të kurseni shumë kohë dhe qejfet t’i bëni së bashku.

Mos i përplasni dhe kujtoni njëri-tjetrit asgjë të keqe që ka kaluar
Është e kotë të mendohet që mund të kapërcehet një tradhti, një gënjeshtër apo diçka tjetër, nëse vërtetë nuk ia dilni ta falni këtë gjë. Kujtoni se diferenca mes përplasjes në fytyrë të kësaj dhe vënia në dukje, është shumë e vogël dhe njerëzit nuk ndryshojnë kaq shpejt. Me kalimin e kohës, defektet e dikujt, vetëm theksohen, kështu që vlerësoni me kujdes kë keni përpara dhe a doni vërtetë të ndani jetën me të.

Largoni rutinën
Zakonet e vogla e të thjeshta dhe ruajtja e ekuilibrit janë ato të cilat hedhin bazat e lidhjes, mirëpo ju e kuptoni që nuk mund të shkohet gjithnjë në të njëjtën vijë. Pak “spica”, në një lidhje nuk shkaktojnë asgjë, nëse bëhet me dozat e duhur. Kështu, nëse zakonisht darkën e konsumoni në restorant, bëni porosi një picë super të madhe, uluni e hajeni në tokë, të shkujdesur. Tek e fundit, të gjitha kujtimet e bukura lindin nga thyerja e rregullave. / Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button