Aksident tragjik në bulevardin “Partizanski odredi”, humbin jetën dy persona

­ Dy persona humbën jetën në mëngjesin e sotëm në aksident në bulevardin “Partizanski odredi” në lagjen Karposh të Shkupit.

Në fatkeqësinë kanë humbur jetën shoferi i automjetit të taksive “mercedes”, 35 vjeçari V.A. si dhe udhëtarja 37 vjeçare K.S.

Policia informon se fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 3:30 kur automjeti tani për tani për arsye të panjohura ka dalur nga rruga, kaq goditur në të mbjellat dhe pastaj në dru. Ekipi i SPB­-së Shkup ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes, ndërsa pas urdhërit të prokurores publike trupat e të vdekurve janë dorëzuar në Mjekësinë gjyqësore.

Punohet në ndriçimin e tërësishëm të rastit, si dhe të vërtetimit në atë nëse gruaja në automjet ka qenë udhëtar, përkatësisht i ka shfrytëzuar shërbimet e kompanisë së taksit ose ka qenë bashkëudhëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button