Strumicë, qytetarët kërkojnë restaurimin e monumenteve osmane në qytet (FOTO)

Monumentet osmane në qytetin juglindor të Maqedonisë, Strumicë, janë në pritje për restaurim. Në shpatin e majës ku gjenden Kullat e Carit të cilat vështrojnë drejt qytetit nga lartë, jetojnë afërsisht 6 mijë muslimanë. Xhamia Katib Durak Orta, e cila ndodhet në këtë lagje të vjetër turke, u mbyll për arsye të zvogëlimit të popullatës muslimane, ndërkohë që në vitin 1985 u ndërtua Xhamia Sejit Muhamed Nur.

Imami i xhamisë së re, Mithat Ahmet, në deklaratën për gazetarin e Anadolu Agency (AA) theksoi se fillimisht xhamia ishte ndërtuar si xhami e vogël pa minare dhe se në vitin 1990 është zgjeruar.

“Sejit Muhamed Nur ishte një dijetar dhe mësues i madh nga Egjipti që kishte ardhur këtu për të jetuar. Vinte nga brezi i profetit tonë. Për këtë arsye, emrin xhamisë ia vendosëm duke ia kushtuar atij. Ndërkaq, minarja u ndërtua para dy vitesh me mbeshtetje nga vende të ndryshme”, tha Ahmet.

– Le të restaurohen monumentet osmane

Një nga monumentet kryesore osmane në qytet është Xhamia Katib Durak Orta, e cila po i kërkon ditët e së kaluarës për shkak të pakujdesisë. Si për shumë xhami në Ballkan edhe për këtë xhami janë thënë pretendime se “në themelet e saj është kisha” dhe me këtë arsyetim janë bërë gërmime arkeologjike.

Duke e shprehur pikëllimin e tij për gjendjen e brendshme të xhamisë historike, Ahmet tha se “Në dhashtë Zoti të na ofrohet mbështetje në krye me Turqinë, dëshirojmë që përsëri xhaminë ta vëmë në funksion”.

Ndërkaq, një maqedonas i Strumicës që njihet si “xhaxhi Ivo” u shpreh se dëshirojnë që të restaurohen objektet osmane në qytet, duke filluar nga xhamia historike Katib Durak Orta, në mënyrë që qyteti ta rikthejë pasurinë kulturore.

Ivo, banor i lagjes së vjetër turke, tha se kanë kaluar shumë mirë me fqinjët turq me të cilët më parë kishin jetuar së bashku, duke shtuar se lagjja ka mbetur “e mangët” me largimin e shumë familjeve.

Ndër të tjera, Ivo gjithashtu i rikujtoi edhe kohërat e bukura gjatë muajve të Ramazanit së bashku me fqinjët turq, duke thënë se “Na ftonin në iftar. Kishte atmosferë të mrekullueshme”.

– Monumentet tjera osmane në lagjen e vjetër turke

Krahas Xhamisë Katib Durak Orta, tjetër monument osman në lagjen e vjetër turke është objekti i cili më parë përdorej si postë, ndërsa tani si muze. Banorët e Strumicës sot e kësaj dite këtë objekt e quajnë “Posta turke”.

Monument tjetër osman është edhe xhamia emri i së cilës thuhet të jetë “Xhamia Hunkar”. Kjo xhami, rrënojat e së cilës gjenden në kopshtet e disa shtëpive në qytet, është në mesin e monumenteve osmane që presin sërish ta shohin dritën.

20160615_2_17511216_11337158_Web

20160615_2_17511216_11337159_Web

20160615_2_17511216_11337160_Web

20160615_2_17511216_11337161_Web

20160615_2_17511216_11337162_Web

20160615_2_17511216_11337163_Web

20160615_2_17511216_11337164_Web

20160615_2_17511216_11337165_Web

20160615_2_17511216_11337166_Web

20160615_2_17511216_11337168_Web

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button