Ndalo devijimin e lumit Radika

Ndalo devijimin e lumit Radika

Ajo nuk do ndodh nëse nuk doni ju, dhe as në nuk do japim lejën për një çrrënjosje të lumit tonë. Por një hall e kam më shumë, se mos jemi pak si vonë dhe fjala jonë ngec në prush, digjet.

Lumi jo vetëm për historinë, ndodhjen gjeografike, nga burron, ku rrjedh dhe ku ndalon… nuk mund të mendohet ndryshe, për një shkëputje nga shtrati i vet pellazgo-ilire aq i vjetër sa vetë ajo tokë. Ishte aty kur s’kishte fe, “s’kishte njeri dhe katandi” as edhe politike nuk kishte dhe tani ai lum i bukur rrezikon.

Buron nga mali Vraça, pjesë e maleve të Sharit, në një lartësi mbidetare prej 2 200 m., në jugperëndim të Kosovës mandej rrjedh nëpër Maqedoni dhe derdhet në Drini e Zi. Lumi radika është i gjatë 67 km. Kaq informacion të shkurtër mund të gjeje në çdo faqe neti, rrjeti për këtë bukuri.
Të këput dorën nga i ftohti kristal, të mbështjell kujtime nga fëmijëria dhe të ngjall histori.

Gjithmonë kur lenim rrugën Mavrove-Dibër, me autobus në rrugë gjarpërosh, ngrinim kokat dhe thithnim ajrin nga qelqi gjysmë i hapur lart mbi kokë. Zonja Bukra nga Dibra, por që jetonte vite në Prishtinë njëherë aty tha,,, gryka e Radikës, gryka më e bukur në botë. Dhe unë e mbajë mend si fëmije atë fjale. Kur bënim piknikë me shok e kushërinj, e vogël e madhe, bilës aty kam puth për herë të parë (tezen).

Radika ka histori, kulture të ndritur. Ka pak shoqe si ajo. Uji i ftohte gjarpëron në rrugët e ngushta, dhe qiell ndritur ka pak se malet mbulojnë atë. Herë herë shfaqet ajo, dhe herë herë mbulon pema çdo panoramë. Skaj në të djathtë ngrihet kisha e Shen Bigurit, thonë qe ishin katërt ata qe e ndërtuan, ishin vëllezër dhe shqiptar, paçka se nuk kishin fenë tonë të gjithë njëzëri, por kishim ne të atyre shumë kohë më parë. Dhe tani për shume nga ne, feja është vetëm një lidhje e vjetër, rritesh dhe lutjesh dhe kërkoj ndjese nëse këpus ndonjë zemër. Ne nuk mund të vejmë atë përpara vlerave, historisë, kulturës, origjine sepse kështu huazojnë të tjerët me ne dhe nga mbiguri kthehet ne Bigorski, një ski mbas asaj. Dikur na thoshin pagan dhe Dielli mund të ishte një Zot për ne, dhe erërat një perëndi, dhe lumi një shenjti.

Histori legjendash kanë mbush plotë letra për këtë bukuri. Hajredin Pasha kur i vinte Radikes, kështu gjëmonin malet e Dibrës. Dhe cili artist këngëtar nuk këndoi këtë, nga jug e malsi, fushë pollogu e Gjirokastër, cili poet nuk thuri vargje për te dhe cili nga ne do lëshoj tokën me punime për shtetit sllavopronar, që të mbush edhe njëherë shtratin e vet të thatë.

Harroni Sali Berishen nder kombi, qytetar nderë që do e shpall Dibra, ne skemi nderu akoma ato qe dhanë me te mirën, apo dike tjetër që hodhi dy tre fjale në sofrën e problemeve te këtij qyteti. Dhe kurrë skemi dëgjuar një fjalë nga ai për çdo incident, përdhunoje kombi, nga milingonat maqedone, qe marinë ryshfete nga të mëdhenj tanë, të mëdhenj ju thënçin. Janë vetëm të fortë dhe pa natyre që mbajnë vendin dhe politike, mbërthyer me force dhe bëjnë këtë, devijime lumenjsh dhe tharje ne to.

Të rrimë në temë mos ngatarojmë gjerat, po këtë duhet ta themi dhe atyre që ju dhe vote, atje kërko dhe Dibrën mos ma quaj zorre qore, por bej një operacion dhe pastro atë nga funderimat e politikës të zgjedhur BDIANE.

 (Për te gjithë ato qe nuk kane njohuri për këtë lloj teme, problemi është se: lumin Radika që përmenda me lartë, shteti Maqedoni do ta thaj, jo sakte lumin, por tokën tonë, dhe lumit do ti hap shtigje të reja që të mbush Vardarin, lumin e kryeqytetit Maqedon, sepse me këtë ai do bëjë fotografi pallateve të stilit Barokjan (kopje), dhe tani që Vardari nuk ka ujë më shumë dhe ka ngel si një kanal, Radika jonë do e mbush për ti shku qejfit për shtat dhe te marr emrin tamam!

Lajme të ngjashme

Back to top button