22 çmenduritë që ndodhin vetëm në Kinë!

Që nga martesat e të vdekurve, vilat mbi pallate, format e tmerrshme të protestës deri te taksat e rënda dhe paragjykimi prej bukurisë, ja çfarë do të gjeni vetëm në Kinë.

Jemi mësuar që shumë nga produktet që përdorim të jenë prodhuar në Kinë, këtë radhë le të njihemi me çmenduritë që do t’i gjeni vetëm në Republikën Popullore të Kinës.

1. Kompanitë me shumë të punësuar kanë të instaluar jashtë dhomave ku flenë punëtorët e tyre, rrjeta që parandalojnë vetëvrasjet e tyre. Gjithashtu, kompanitë kanë punësuar edhe specialistë të shëndetit mendor.

2. Vetëdjegia është një mënyrë shumë e përhapur proteste në Kinë. Përpara dhe gjatë krizës për lider në vitin 2012 një grup zjarrfikësish qëndronin në gatishmëri në sheshin Tiananmen në mënyrë që të parandalonin vrasjet nga djegia e vetes.

3. Kina ka zëvendësuar SHBA-në si vendi me konsumin më të lartë të derrit. Ekziston një rezervë kombëtare mishi derri për të luftuar inflacionin. Çmimet ulen kur inflacioni i ngre.

4. Kina ka miratuar ligjin e turizmit i cili kërkon të mbrojë të drejtat e turistëve dhe operatorëve turistikë. Por aty ekziston edhe një nen që u imponon turistëve të sillen siç duhet që të mos turpërojnë qeverinë.

5. “Martesat fantazmë” janë rregulluar zakonisht për meshkujt e rinj, që vdisnin përpara se të mund të martoheshin. Por katër burra vendosën të shesin 10 trupa pa konsensusin e familjarëve dhe fituan 39 mijë dollarë.

6. Kina gënjeu për vajzën e vogël që këndoi në Lojërat Olimpike të Pekinit. Yang Peiyi, e cila ishte këngëtarja e vërtetë e këngës, ndërsa performuesja ishte një tjetër e cilësuar si personi me bukurinë e përshtatshme për të bërë sikur këndonte.

7. Çmimi i tokës është i lartë në Kinë, kjo gjë e bën tokën që do zihet prej të vdekurve tepër të shtrenjtë. Si zgjidhje, disa politikanë vendas kanë sponsorizuar hedhjen e hirit të të vdekurve në det.

8. Teksa qytetet kineze po zhvillohen në të gjithë vendin, dyqanet me mall jo të vërtetë janë rritur shumë. Më i famshmi prej tyre është ai që imiton mallrat e kompanisë celulare Apple.

9. Për shkak të çmimit të lartë të tokës dhe pamjaftueshmërisë së saj në disa qendra, zgjidhja e vetme është ndërtimi mbi pallatet ekzistente. Shumë prej tyre janë bërë të famshme për njerëzit kudo në botë, sepse janë tepër luksoze, në formën e vilave malore dhe resorteve.

10. Qeveria kineze ka miratuar taksën 20 përqindëshe që rëndon mbi shitjen e shtëpive. Por çiftet me më shumë se një shtëpi po divorcohen, mbajnë nga një pronë secili dhe më pas e shesin njërën në mënyrë që të mos paguajnë taksa.

11. Njerëzit shumë të pasur në Kinë, besohet se punësojnë sozitë e tyre të shfaqen në gjykatë dhe të shlyejnë dënimin që kanë për të bërë në burg.

12. Atje nuk është situatë e paimagjinueshme kthimi i lumenjve nga ngjyra normale, në ngjyrë të kuqe. Kjo ndodh shpesh për shkak të ndotjes dhe derdhjeve të kimikateve.

13. Kina është dëshmitare e bumit të kacabunjve, të cilët besohen se kanë vlerë mjekësore. Çmimi fillestar i tyre ishte vetëm 2 dollarë, tashmë ai ka shkuar në 20 dollarë. Fermerët që merren me rritjen e tyre janë tepër të kënaqur prej fitimeve që po marrin.

14. Një baba pagoi vrasës virtualë për të vrarë personazhin e të birit në një lojë. Djali i tij kishte humbur punën dhe e shpenzonte të gjithë kohën duke luajtur lojëra në internet, në vend që të kërkonte për një punë të re.

15. Nëntëdhjetë e tre njerëz u burgosën vitin e shkuar, sepse po përhapnin panik në lidhje me Apokalipsin Maja. Një burrë i shpenzoi të gjitha kursimet e tij për të ndërtuar një arkë që do ta shpëtonte nga apokalipsi.

16. “Gjuetarët e dashurisë” janë njerëz që punësohen prej të pasurve për t’i gjetur këtyre njeriun ideal për t’u martuar. Gjuetarët kërkojnë kudo për të lidhur martesën fitimprurëse për të gjitha palët.

17. Në mënyrë që të ulte zakonin e dhurimit, Pekini ndaloi reklamat e artikujve luksozë. Kjo çështje ndikoi drejtpërsëdrejti në ekonominë e vendit.

18. Nëpër botë ekziston ndeshja e njerëzve, qenve apo kafshëve të tjera, ndërsa në Kinë praktikohet sporti i ndeshjes së bulkthave. Njerëzit i kanë marrë shumë seriozisht këto ndeshje dhe shpenzojnë shumë që t’i rrisin dhe stërvitin bulkthat e tyre.

19. Në vëzhgimet e fundit të agjencisë më të madhe hapësinore NASA pohoi se smogu në Kinë është aq problematik saqë mund të shihet edhe nga hapësira.

20. Të pasurit në Kinë, duke qenë se kanë mundësi të kufizuara investimi, kanë filluar t’i investojnë paratë e tyre tek arrat. Artistët nga ana e tyre po prodhojnë arra false të bëra prej çimentos dhe të pikturuara.

21. Zgjimi i Fineganëve libri i vitit 1993 i autorit Xhejms Xhojs u bë papritur një bestseller në Kinë. Kjo shpjegohet si interes për librat e ndaluar nga diktatura ndër vite.

22. Intervistat përpara vdekjes të bëra nga një program televiziv, ishin një praktikë e njohur në Kinë, por këto u ndaluan pas një dokumentari të BBC-së, pasi qeveria kineze shqetësohej si do të ndikonte kjo në opinionin botëror ndaj Kinës.

Lajme të ngjashme

Back to top button