Teleskopi „Gaia” zëvendëson teleskopin „Hubble”

Për vite të tëra ishte teleskopi „Hubble” ai që kishte fjalën kryesore në hulumtimet e galaksive.

I vendsour diku rreth 600 km mbi tokë (me qëllim të regjistrimit të të dhënave pa u oenguar nga atmosfera e tokës)si satelit gjeosatcionar, teleskopi „Hubble” (i emërtuar sipas astronomit të famshëm amerikan Edwin Hubble) arriti të mbledhë dhe të dërgojë në qendrën për përpunimin e informacioneve të dhëna jashtëzakonisht të rëndësishme, të cilat ishin edhe bazamenti i konstatitmit se universi është në zgjerim të përhershëm, me çka u pranua edhe ekzistimi i energjisë së errët si faktorit kryesor të këtij zgjerimi.

Teleskopi i porsastartuar „Gaia” jo vetëm se do të jetë në gjendje ta zëvendësojë teleskopin e famshëm „Hubble”, por pritet që me kapacitetet që ka – kamerën prej mëse 1 miliard pikselësh- të mbledhë të dhëna mbi largësinë e mëse 1 miliard yjeve, të masë distancën dhe ndriçueshmërinë e me këtë edhe masën e tyre. „Gaia” pritet të zbulojë edhe shumë asteroidë dhe shumë supernove, të cilat do të mundësojnë të konstatohen me saktësi edhe konstantja e zgjerimit të universit – konstante Hubble. Po ashtu „Gaia” do të jetë në gjendje ta bëjë edhe zbërthimin e spektrit rrezatues e me këtë edhe përbërjen kimike të yjeve…

Është e qartë se ndër synimet e paproklamuara, por gjithsesi të synuara të „Gaia”, do të jenë kapja e supernoveve të hershme që do të japin informacione të rëndësishme mbi „shpërthimin e madh”, të hulumtimit të galaksive që mund të përbëjnë planete të ngjashme me tokën etj../Indeksonline/

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP