De Biasi ndryshon formacion, ndaj Francës me mbrojtje dhe mesfushë tjetër

Sfida e dytë për Shqipërinë, ajo ndaj Francës, pritet të sjellë dhe ndryshime në formacionin që Gianni De Biasi ka menduar të hedhë në fushë që nga minuta e parë.

Porta dhe sulmi janë dy repartet që do të kenë të njëjtët lojtarë që ishin edhe ndaj Zvicrës, pra Berisha dhe Sadiku, njofton TCH.

Ndryshimi i vetëm në mbrojtje, pritet të jetë Ajeti. Mbrojtësi 22-vjeçar do të zërë vendin e kapitenit Cana, ndërkohë pjesa tjetër do të ajo e përhershmja.

Ndryshimi më i madh pritet të jetë në mesfushë. Ditët e mërkurë pritet të rikthehet në fushë që nga minuta e para Memushaj, i cili mesa duket do të jetë dirigjenti i kuqezinjve përballë Francës. Por vlonjati pritet t’i zërë vendin Xhakës, i cili në ndeshjen me Zvicrën nuk e ka bindur siç duhet trajnerin italian.

Një tjetër ndryshim në këtë repart pritet të jetë dhe Lila, i cili do të zëvendësojë Roshin.

Sfida mes Francës dhe Shqipërisë luhet të mërkurën në Marsejë në orën 21:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button