Pse na duhet Matematika?

Emine Alimi

Shpeshherë të gjithëve si fëmijë na ka interesuar gjithçka rreth qiellit dhe se çfarë ka në të. Prandaj, nëse ndalemi dhe vërejmë universin e pafund dhe njeriun shohim që ka një ngjashmëri, ku nga kjo mund të konstatojmë se brendësia e qenies njerëzore paraqet një mikrounivers. Vallë a keni menduar ndonjëherë se cili është një element kudo që prekim, dëgjojmë, shijojmë, e ndjejmë por çuditërisht nuk e vërejmë?! Është e pashmangshme sepse përfshihet tek të gjitha krijesat mbi faqen e dheut, është pikërisht ajo e cila ka ngjashmëri me fjalën e parë hyjnore „LEXO“, e cila përveç synimit drejt vërtetësisë ka dhe qëllime tjera. Njihet si „Mbretëresha e Shkencave“, domethënja e së cilës është: shkencë, studim, mësim, e ajo është e cila rrjedh nga greqishtja e lashtë MATHEMA – „MATEMATIKA“.

Ndoshta duket pak e çuditshme për faktin se shumica prej nesh e urrejmë këtë lëndë, ose kemi frik nga ajo dhe mendojmë se vetëm na shkakton dhunë psiqike, e na vështirëson gjërat. Por ky është absurditeti dhe paragjykimi më i madh i cili mund të ekzistojë ndaj saj. Jam e sigurt se të gjithë ne jemi ballafaquar me veten tonë duke ja bërë këto pyetje, poashtu dhe profesorët i kemi pyetur „Pse unë ta mësoj Matematikën, kur asgjë nuk do të më vlejë dhe nuk do ta zbatojë në të ardhmen?! – Por pothuajse askush nuk na ka thënë se matematikën nuk e mësojmë vetëm për llogaritje, po për zbatim dhe frymëzim për jetë! |Sinqerisht kjo bindje është bërë bekim në jetën time. Fshehtësia e të kuptuarit në thelb të universit qëndron në harmonin e përsosur të magjisë të numrave që janë në raport të përhershëm me formën.

Pitagora ka thënë: „ Forma është e pazhdukshme kurse forma nga e cila çdo gjë buron është pikërisht “NUMRI”. Në shkencë sic e dimë janë 10 shifra prej 0 deri 9, dhe me këto janë formuar të gjitha numrat tjerë. Nëse bëjmë mbledhjen e numrave 0+1=1, 1+1=2, 2+1=3… 0 1 1 2 3 5 8 13 21 34 55…(paraqitet këto numra) ky varg quhet vargu apo numrat e FIBONACIT. Por rëndësia dhe veçantia e këtij vargu( numrave) është se këto gjenden kudo në natyrë, duke përfshirë: Galaktikën, uraganet, petalet e luleve, pjesët e trupit të njeriut etj. Nëse ndalemi te trupi i njeriut dhe masim gjatësinë prej kokës deri te majat e gishtave të dorës, dhe këtë gjatësi e pjesëtojmë me gjatësinë prej kokës deri te majat e gishtave të këmbës, raporti i këtyrëve është 1.618, që njihet si numri i artë, numër i cili ka mahnitur matematicient të ndryshëm. Krijuesi mrekullinë, perfeksionimin dhe saktësinë pikërisht e ka dëshmuar në këtë shkencë, të njëjtin numër e ka përdorur tek të gjitha krijesat tjera.

A NUK ESHTE ZOTI NJE MATEMATICIENT I PERKRYER?!

Përveç kësaj matematika na jep mësime dhe shpresa se çdo problem ka zgjidhje vetëm trurin duhet ta vëmë në funksion. Sot pothuajse gati të gjitha konfliktet në botë janë si pasojë e mos respektimit të diversitetit në shoqërinë tonë dhe të menduarit se vetëm ne e themi të vërtetën, e kemi të drejt. Por kjo nuk është ashtu! Gjithashtu matematika na ndihmon edhe në zgjidhjen e problemeve shoqërore. Në matematikë një numër mund të shkruhet në forma apo mënyra të ndryshme si psh: ½ mund te shkruhet si 2/4, 0,5 etj. Nga kjo vijon se gjithsecili i shpreh gjërat ashtu siç i mendon dhe i sheh nga këndvështrimi i tij. Tek e vërteta, në matematikë është nje funksion i cili quhet funksion eksponencial, i përbërë prej boshtit kordinativ (boshti x dhe y) dhe lakores, lakorja sa do që ti afrohet boshtit X ajo asnjëherë nuk e prek atë. Nga kjo mund ta nxjerrim një mesazh shumë të rëndësishëm në jetë: Se ne sa do që të mundohemi ta themi një të vërtet absolute, asnjëherë nuk e arrimë atë, por ne vetëm e zotërojmë një të vërtetë relative. Te nderuar lexues të bëhemi si matematika e cila është gjithmonë në shërbimin e shkencave e jep produktivitet, e njerëzve ju dha guxim dhe besim që të merren me më ngulmë me zgjidhjen e enigmave. Të gjitha arritjet e matematikës janë arritje e arsyes të intelektit të qenies perfekte, është kjo shkencë e cila të hap horizontin e jetës për të parë nga vendi më I mirë. Të shoqërohemi me dhuratën më të bukur nga Zoti që ta kuptojmë vlerën dhe domethënien e jetës. Dashuria është e vetmja ndjenjë që të bën të largohesh nga egoizmi, ajo nuk është fjalë e thënë por vepër e pa thënë, dhe mua pikërisht dashuria ndaj matematikës, motivi më stimuluan.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Problemi nuk eshte i matematikes. Por e formes se si i sillet nxenesit. Kete problem e kemi hasur gati pjesa derrmuese nga sistemi jone arsimor. Gjate universitetit rash ne kontakt me esencen e numerave, Pi, Fibonaçi me prerjen e arte por me e veçanta eshte gjeometria e lashte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button