Raste plotë, gola tjerë nuk ka, Shqipëri 0-1 Zvicër (FOTO-VIDEO)

Përfundon ndeshja Shqipëri 0-1 Zvicër.

___________________________________________________

Vazhdon të jetë akoma i njejtë rezultati në favor të Zvicrës. Janë të dyja skuadrat që po krijon raste për shënim.

___________________________________________________

Ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes Shqipëri – Zvicër.

___________________________________________________

Ka përfunduar pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Zvicra kaloi në epërsisë me një gol të shënuar nga mbrojtësi Fabian Schar në minutën e 4-të.

Pavarsisht golit të pranuar, Shqipëria u mundua gjatë gjithë pjesës së parë të barazoj, ku vlen të thekstohet rasti i shkëlqyer i Aramando Sadikut mirëpo nuk kishte fat.

Pjesa e dytë pritet ti sjell akoma më shumë probleme teknikut De Biasi pasi Lorik Cana u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë gjatë kësaj ndeshje. Kapiteni i Kombëtares shqiptare mori kartonin e parë të verdhë në minutën e 23-të, ndërsa në një moment të dytë ai u tregua i pavëmendshëm. Prekjen e topit me dorë në një moment rrëzimi, arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë dhe ky ishte i dyti karton për të, ashtu që Cana e lëshoi fushën 37’.

Lorik Cana

________________________________________________

Ka filluar ndeshja në Lens mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Zvicra ka kaluar në epërsisë me një gol të shënuar nga mbrojtësi Fabian Schar.

Ishe minuta e 4-të e takimit kur nga këndi harkoi Xherdan Shaqiri, ndërsa Etrit Berisha bëri një dalje të dobët duke ia dhënë mundësinë helvetëve të kalojnë në epërsi.

Janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave që do të përballen në ora 15.00.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Kukeli, Abrashi, Agolli, Lenjani, Xhaka, Roshi, Sadiku.

Zvicra: Sommer, Djorou, Rodriguez, Schar, Lichtsteiner, Xhaka, Xhemaili, Behrami, Shaqiri, Mehmedi, Seferovic.

Tifozët shqiptar në stadiumn

________________________________________________________________

Kanë mbetur vetëm pak minuta nga debutimi i Shqipërisë në Euro 2016. Ndeshja ndaj Zvicrës që do të nisë në orën 15:00, në Lens, ku tashmë qytetit është “pushtuar” nga shqiptarët.

Është hera e parë në histori që Shqipëria merr pjesë në Kampionatin Evropian. Tifozët shqiptarët pritet të jenë më të shumtë në stadiumin e Lensit ku do të zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Zvicrës edhe në rrugët e qytetit francez janë ata që dominojnë, por mes dy tifozërive duket se ka paqe.

Për ta përkrahur kombëtaren në Lens tashmë në Francë kanë udhëtuar shumë tifozë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Vlen të theksohet se në këtë ndeshje do të ketë më së shumti shqiptarë pasi që edhe në ekipin e Zvicrës luajnë shtatë futbollistë shqiptarë.

Më interesantja e kësaj ndeshje është edhe përballja mes dy vëllezërve, Taulant Xhaka që luan për kombëtaren e Shqipërisë dhe Granit Xhaka për atë të Zvicrës.

Ndeshja Shqipëri-Zvicër luhet në Lens dhe nis në orën 15:00.

Tifozët shqiptar në stadium

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button