Arkeologët zbuluan një strukturë të lashtë masive

Një strukturë e madhe që mund të jetë më shumë se 2,000 vjet e vjetër, është zbuluar në qytetin antik të Petras në Jordani.

Imazhet satelitore dhe fotografitë e kapura nga droni, u përdorën për të zbuluar monumentin, i cili është i varrosur nën rërë dhe që është i madh sa një pishinë olimpike.

Sipas arkeologëve, pjesët e qeramikave të gjendura aty, sugjerojnë se struktura mund të jetë më shumë se 2,000 vjet e vjetër, transmeton Gazeta Express.

Më shumë se gjysmë milion turistë e vizitojnë Petran çdo vit, një qytet që është i pabanueshëm që nga kohërat parahistorike.

Petra ishte kryeqyteti i Perandorisë ‘Nebataean’ (që përbëhej nga një popull i lashtë arab) nga viti 400 para Krishtit deri më 106 pas Krishtit, dhe ishte i panjohur për botën perëndimore deri në shekullin e 19’të.

screenshot-2_1465592472-4515652

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button