OBSH decide, grimcat PM10 janë kancerogjene, Tetova mban rekordin

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon se grimcat mikroskopike PM10 mund të futen në mushkëritë e bardha dhe të shkaktojnë sëmundjen e kancerit në mushkëritë e bardha dhe sëmundjeve të tjera si, sëmundje kardiovaskulare, astma, dhe infeksione të ndryshme respiratorë.

Ajri tejet i ndotur në Shkup dhe Tetovë mban rekordin e ndotjes në planetin Tokë. Me javë të tëra qytetarët kanë thithur ajër të ndotur.
 
Ashtu si në të gjitha shtetet edhe tek ne niveli maksimal i lejuar e PM10 grimcave është 55. Sot aparatet matëse të ajrit në Ministrin e ambienti kanë shënuar se në Kërçovë PM10 kanë arritur nivelin 380, në Lisiçe 453, 309 janë matur në Qendër, në Karposh 339, te Rektorati 409 ndërsa ajo maksimale është matur në Tetovë 860 ose 16 herë më shumë se ajo e lejuara 55.

Në seancën e sotme të Qeverisë pritet të vendosen masa më rigoroze se ato të tanishmet për ndotjen e ajrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button