Interes i lartë nga vizitorët për Panairin e 18-të të Librit në Prishtinë

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, në ambientet e Pallatit të Rinisë, po mbahet panairi i 18-të i librit, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në panair marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora, i cili vizitohet nga studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale në Kosovë.

Vizitorët e shumtë të panairit janë shprehur se janë të kënaqur me këtë eveniment ku mund të gjejnë rreth 1.200 tituj të rinj dhe rreth 4.500 të atyre të viteve të fundit.

Valdete Spahiu-Çollaku, vizitore e panairit nga një qendër edukative për fëmijë, u shpreh e kënaqur me atë se çfarë ofrohet në këtë panair. “Panairi ofron mundësi shumë të mëdha për t’i përfituar librat të cilat nuk i kemi për çdo ditë, në tregun tonë në Kosovë, sepse e dimë që këtu në panair ka libra nga Shqipëria e Kosova, por edhe në gjuhën angleze dhe në gjuhët e tjera”, u shpreh Çollaku.

Albert Gjoka nga Tirana, i cili ishte në mes të lexuesve vizitorë, u shpreh se ka ardhur në Prishtinë, këtu në panair, për t’i shikuar nga afër botimet e reja dhe për ta parë tregun e librave si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Kosova.

“Tregu i librit është zhvilluar vit pas viti dhe ka shumë shtëpi botuese si nga Kosova e Shqipëria ashtu edhe nga Maqedonia. Shtëpitë botuese tashmë janë në një fazë konsolidimi”, u shpreh në fund Gjoka.

Panairi u hap më 7 qershor dhe do të vazhdojë deri më 12 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button