Fshihet nga “Youtube”, video-ja nga incidenti i sulmit fizik ndaj tre policëve në Tetovë

Pas publikimit të videos nga incidenti me policët në Tetovë, e njëjta është fshirë nga “Youtube”. Përndryshe në video-pamjet e publikuara, shiheshte rrahja brutale. Siç mësohet policët që kanë përfunduar më keq janë R.H dhe V.A që kanë përfunduar në Klinikën e Shkupit, ndërsa S.S është lëshuar për kurim shtëpiak.

Tre policë janë sulmuar dhe rrahur brutalisht në Tetovë gjatë tentimit për të arrestuar një person që kërkohej për vuajtjen e dënimit. Dy policë kanë përfunduar me plagë të rënda, thyerje dhe të çara në kokë dhe trup, ndërsa njëri ka përfunduar me plagë më të lehta. Ata fillimisht janë dërguar në Klinikën e Tetovës, me ç’rast dy të lënduarit më rëndë janë dërguar në Klinikën e Shkupit. Incidenti ka ndodhur rreth orës 18.30 në rrugën “Nikolla Tesla” në afërsi të Qendrës së Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button