Kadri Veseli: Armiqtë e Kosovës janë ata që e përdorin fenë për qëllime ideologjike

Edhe pse tha jo për koalicionim me AAK-në e Ramush Haradinajt, ish-Shefin e SHIK-ut, Kadri Veseli megjithatë e lidh elementi i fesë me Haradinaj. Saktësisht, kur bëhet fjalë për komentimin e zhvillimeve fetare në shtet. Ai tha se ata që po e përdorin fenë gjoja për “qëllime ideologjike dhe politike” janë armiqtë më të mdhenjë të Kosovës.

Zëvendëskryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka thënë se është i orientuar ka Perendimi pasi Kosova edhe si territor ndodhet në vendet e BE-së.

Veseli, i cili para ardhjes në këtë post deklarohej kundër përkrahjes së Erdoganit dhe ka lobuar kudo kundër investimeve turke në Kosovë, tash ka thënë se s’duhet pasur frikë as nga investimet turke që kanë ndodhur në Kosovë.

Kadri Veseli ka thënë se babai i tij shkon, jo pesë herë, por dy herë në ditë në xhami për t’i kryer ritet fetare.

“Religjioni s’duhet të ideologjizohet dhe as të përdoret politikisht. Ata që përdorin religjionin për ideologji janë armiqtë më të mdhenjë të Kosovës”, ka thënë ai. 

Në Kosovë rreth 97% e popullatës i takon fesë muslimane. 

Lajme të ngjashme

Back to top button