Agjëro sepse s’ka të ngjashëm me të

Shejh Sulejman er-Ruhajli (Allahu e ruajtë!): Falënderimet i takojnë vetëm Allahut i Cili na begatoi me muajin e agjërimit. E ku e di ti se çfarë është agjërimi. Ai është adhurim që nuk ka të ngjashëm me të, ai është adhurim unik në mesin e adhurimeve, ai është prej rrugëve më madhore të xhenetit.

Transmetohet nga Ebi Umameh radijAllahu anhu se ka thënë: Thashë: O i Dërguari i Allahut, më urdhëro me ndonjë vepër. Tha sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Të këshilloj të agjërosh, sepse nuk ka të barabartë me të”. Tha: Thashë: O I Dërguari i Allahut, më urdhëro më ndonjë vepër. Tha: “Të këshilloj të agjërosh, sepse nuk ka të barabartë me të”. [1]

Në një transmetim tjetër: Tha: Thash: O i Dërguari i Allahut, më trego për një vepër që më fut në xhenet? Tha sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Të këshilloj të agjërosh, sepse nuk ka të ngjashëm me të”. [2] [1]Transmeton En-Nesai me nr. (2223).
[2] Ahmedi me nr. (22149) etj. E ka saktësuar Ibën Huzejme me nr. (1893) dhe shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Sahihu et-tergib uet-terhib” me nr. (986).

Përktheu: Unejs Sheme

Marrë nga: XhamiaMbret.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button