Agim Ibrahimi pritet nga rektori i USHT-së

Rektori Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, ka pritur në kabinetin e tij, futbollistin e njohur shqiptar Agim Ibrahimi. Rektori e përgëzoi atë për sukseset e arritura në futbollin profesional, por edhe për ngritjen e imazhit të sportit shqiptar. 

“Ju përgëzoj për sukseset e arritura në futbollin profesional, dhe për kontributin tuaj për ngritjen e imazhit të sportit shqiptar në përgjithësi, i cili ka nevoje për kuadro cilësorë të këtij niveli sportiv”, tha Rektori i USHT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, dhe shtoi se nga Fakulteti i Kulturës Fizike i USHT-së, studiojnë dhe kanë diplomuar emra të njohur në disiplina të ndryshme të sportit, siç janë: Shaban Tërstena, Berat Jakupi, Agim Ibrahimi, Dardan Deari dhe të tjerë, të cilët kanë fituar trofe ndërkombëtare. 

Nga ana tjetër, futbollisti Agim Ibrahimi, e falënderoi Rektorin e USHT-së për pritjen e ngrohtë, dhe u shpreh se ndjehet i nderuar për vlerësimin dhe mirënjohjen që i bëhet punës së tij si futbollist. 

“Më lejoni t’ju falënderoj për pritjen dhe vlerësimin tuaj, për punën tonë si futbollistë, ky nderim dhe përkrahje na motivon që në të ardhmen të punojmë edhe më shumë”, theksoi Agim Ibrahimi, dhe me këtë rast rektorit të USHT-së, ia dhuroi fanellën e tij, me numrin 10. Futbollisti i njohur shqiptar, studion në Fakultetin e Kulturës Fizike në USHT, dhe aktualisht luan për ekipin e Cagliarit në Itali, përfaqësuesen e Republikës së Maqedonisë, dhe vitin e kaluar u shpall si futbollisti më i mirë në vendin tonë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button