Kosovë, vogëlushja 3-vjeçe humb jetën nga shembja e shtëpisë

Në Prizren vogëlushja e moshës tre vjeçe, e kombësisë shqiptare, është zënë nga shembja e një pjese të një shtëpie të vjetër, shtëpi e cila një kohë të gjatë pret të rinovohet, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia e Kosovës ka raportuar se si pasojë e shembjes viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe se në spital nuk kishte shenja jete.

Autoritetet në Prizren kanë qenë të njoftuara edhe para këtij rasti tragjik se shtëpia e cila ndodhet në zonën historike të qytetit paraqet rrezik për qytetarët për shkak të vjetërsisë së saj.

Ndërsa, policia ka raportuar se edhe në Mamushë, komunë e cila ndodhet afër Prizrenit, ndodhi një aksident, ku fëmija 5 vjeç i kombësisë turke ka rënë para traktorit që ishte në lëvizje e sipër.

Pesë vjeçari është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, ku ka ndërruar jetë për shkak të lëndimeve të rënda trupore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button