Pendarovski: Kriza është në fazën finale

Sipas të gjitha vlerësimeve, gjendemi në fazën e fundit të krizës politike, shprehet profesori universitar Stevo Pendarovski, në intervistën javore për REL, transmeton Portalb.

Sipas tij, nëse Maqedonia ka mundur të durojë dhjetë vite diktaturë, nuk ka arsye pse të mos presë edhe ndonjë muaj derisa të vijë deri të liria.

“Opozita, ku jam aktiv edhe unë, zgjodhi që zgjidhjen ta gjejë institucionalisht, nuk zgjodhi mënyrën e dhunës për të hyrë në institucione. Është e pamundur të vini në institucione, pa treguar qytetarët se cka mendojnë për ju. Do të thotë se duhet të kemi zgjedhje. E dimë se kjo mënyrë është e ngadalshme dhe shpesh jo efikase, por është më i sigurt që të mos kemi viktima”, ka deklaruar për REL Pendarovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button