Serbia gjunjëzon liderët e Kosovës

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë, të caktuara për 16 mars 2014, pritet të organizohen edhe në territorin e Republikës së Kosovës, ku do t’iu mundësohet votimi edhe pjesëtarëve të komunitetit serb në vend.

Institucionet as në të kaluarën nuk ia kanë dalë ta pengojnë procesin e votimeve në vend për zgjedhjet e Serbisë, e cila gjë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, shkruan zëri.

Derisa zyrtarë të Qeverisë së Kosovës ende nuk kanë ndonjë qëndrim se si do të veprohet nëse Serbia rrit presionin tek autoritetet ndërkombëtare për lejimin e organizimit të zgjedhjeve parlamentare, partitë opozitare shfaqin drojën se edhe këtë herë do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve të shtetit fqinjë në Kosovë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button