Qeveria e Kosovës e do dialogun

Qeveria e Kosovës është e bindur se ekziston vetëm një rrugë se si të avancojë drejt integrimit në BE, ta integrojë veriun e vendit dhe t`i shuajë strukturat ilegale të Serbisë matanë lumit Ibër.

Sipas Qeverisë së Kosovës, kjo arrihet nëpërmjet dialogut me Serbinë, gjegjësisht zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit të arritur mes dy kryeministrave si dhe të gjitha marrëveshjeve tjera të arritura në të dy nivelet e dialogut, politik dhe teknik.

Në një raport konfidencial, dërguar Brukselit, ekzekutivi kosovar ka shprehur gjithë gatishmërinë e shtetit të Kosovës për t’i zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë.

Raporti që mban nënshkrimin e zv/kryeministres Edita Tahiri, shpjegon në detaje veprimet dhe mosveprimet në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog.

Në raportin, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta Tribuna, zv/kryeministrja Tahiri është nënshkruar si shefe e delegacionit kosovar në dialogun e zbatimit, duke i dhënë për herë të parë emër të ri dialogut teknik mes dy qeverive./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button